×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen zjarri në malet e Rugovës

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë arritur të lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë malin në fshatin Shtupeq të Rugovës.

    Mehaj ka bërë të ditur se kanë angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së, si dhe po ashtu kanë bashkëpunuar me KFOR-in, ku kanë ndërhyrë me dy helikopterë.

    “Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë. Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së”, ka njoftuar Mehaj.

    Ministri ka thënë se nuk ka vend për shqetësim sepse situata është plotësisht nën kontroll.

    “Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll. Ne jemi dhe do të jemi me ju dhe të gjithë qytetarët e vendit në çdo moment dhe në secilën rrethanë. Kjo është detyra jonë!Ky është misioni ynë”, ka thënë ministri.

    Ndërsa, Amir Gërguri nga Policia e Kosovës ka njoftuar se po udhëheqin operacionin në shërbim të ruajtje së jetës së qytetarëve.

    “Njësia Speciale Operative me pjesëtarët e vet më të mirë në detyrë të veçantë me ujëjedhës/topa uji është duke asistuar DRP Pejën, në fshatin Shtupeq në përpjekje të shuarjes se zjarrit në malet a këtij rajoni. Gjithçka po bëhet ne koordinim me eprorët përgjegjës të DRP Pejë, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave/zjarrfikësit që po udhëheqin me këtë operacion në shërbim të ruajtjes së jetës dhe pronës! Krenar me JU”, thotë Gërguri në postimin e tij në Facebook

    https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/163601412532097

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.