[wp-story]

Bota/Rajoni

Shpërthen vullkani i tmerrshëm në Filipine: Autoritetet ngrisin alarmin

Shpërthen vullkani i tmerrshëm në Filipine: Autoritetet ngrisin alarmin
16:27 | 12 Janar 2020

Një vullkan në afërsi të kryeqytetit të Filipineve, Manilas, ka shpërthyer në qiell duke alarmuar autoritetet që kanë evakuuar mijëra njerëz, duke anuluar fluturime dhe duke thënë se do të ketë shpërthime të tjera dhe po ashtu cunami vullkanik.

Vullkani i Taal-it, një prej më aktivëve në këtë vend, është në mes të një liqeni në afërsi të Manila. Derisa dridhjet tronditën zonën gjatë ditës së sotme, vullkani derdhi avull dhe hi, shkruan The Guardian.

Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Seizmologjisë ngri nivelin e alarmin në 4 nga 5 sa është maksimumi, e që nënkupton se “është shpërthim helmues që mund të ndodh brenda orësh apo ditësh”.

Numri i të evakuuarve bëhet e ditur se ka mbërritur në 8 mijë, me 6 mijë të tjerë që ndodhen ende në zonën e rrezikut.

Hiri ra madje edhe në Manila duke shkaktuar anulime fluturimesh në aeroportin ndërkombëtar të saj.

Autoritetet lokale kanë ndërprerë edhe mësimin nëpër shkolla që parashihej të fillonte të hënën dhe iu kanë bërë thirrje njerëzve që të rrinë brenda shtëpive të tyre.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera