×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpërthen virusi vdekjeprurës në Tanzani, raportohen pesë viktima

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Tanzania ka njoftuar shpërthimi e një sëmundje vdekjeprurëse e cila vjen nga virusi Marburg. Deri më tani janë shënuar 5 viktima si dhe tri raste të shtruara në spital në rajonin veriperëndimor Kagera.

    Përmes gjurmimit të kontaktit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 161 persona janë identifikuar si në rrezik infeksioni. Qeveria në Tanzani ka marrë masa për të rritur mbykqyrjen duke vendosur një grup emergjence në Kagara dhe zonat fqinje për tu siguruar se virusi nuk do të përhapet.

    Ky virus u zbulua për here të pare në vitin 1967 në Gjermani në qytetet Frankfurt dhe Marburg, më pas raste të tij u identifikuan edhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

    Virusi Marburg vjen nga e njëjta familje virusesh si Ebola dhe ka simptoma të tilla si ethe, të përziera, skuqje të trupit e deri tek humbja e rëndë e peshës. Periudha e infektimit zgjat deri në 21 ditë.

    Shkalla e vdekshmërisë nga ky virus ka vijuar nga 24% në 88%. Shpërthimi më I keq I virusit ishte ai në Angola në vitet 2004-2005 ku pati 252 raste dhe 227 persona humbën jetën.

    Ky virus transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas nga personi në person permes lëngjeve të trupit ose objekteve të kontaminuara. Nuk ka vaksina apo trajtime për virusin, por sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbutja e simptomave nëpërmjet rihidratimit ose menaxhimit të niveleve të oksigjenit në gjak tek pacientët mund të rrisë shancet për mbijetesë./FrontOnline/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Policia e Korçës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Drenovë të Korçës....
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bashkimi Evropian është pajtuar për të shtuar sanksionet mbi prodhuesit iranianë të dronëve dhe raketave. Lëvizja pritet që të pasojë pas sulmit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të BE-së, duke u thënë atyre se duhet të bëjnë më shumë. Zelensky u...
    Të tjera
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Vip18 Prill 2024
    ‘Big Love’ është rikthyer përsëri dhe në këtë edicion të formatit më të ndjekur të ‘BBV3’. Pasditen e sotme, banorët janë mbledhur...
    Vip18 Prill 2024
    Juliana Nura, një ndër bukuroshet që mori pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka thumbuar aktorin Vedat Bajrami, me...
    Sport18 Prill 2024
    Real Madrid dhe Bayern Munchen, i kompletuan mbrëmë çiftet gjysmëfinaliste të UEFA Champions League. Këto dy skuadra pikërisht do të përballen me...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore...
    Lifestyle18 Prill 2024
    Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.