[wp-story]

Lajme

‘Shpërthen’ edhe ambasadori britanik kundër Ftyrës

‘Shpërthen’ edhe ambasadori britanik kundër Ftyrës
19:48 | 09 Gusht 2019

Pas ambasadorit Kosnett reagon edhe ambasadori i Britanisë së Madhe O’Connell për rastin e Naser Shalës

Këtë reagim të Kosnettit e ka përkrahur edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Shala është i pakualifikuar, i paaftë dhe si i tillë nuk duhet të ishte emëruar në krye të kësaj Agjencie.

Ai ka shkruar se Qeveria britanike e kishte ndihmuar procesin e zgjedhjes së një kandidati të kualifikuar, por se, deputetët e shumë partive preferuan nepotizmin.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë. Qeveria Britanike ndihmoi në procesin që tregoi se ka pasur kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favorizimet e ndërsjella në shërbimin publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë dhashë dorëheqjen. Nuk është çudi që edhe SHBA po humbet durimin”, ka shkruar ai.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera