Pamjet tregojnë momentin kur bomba 5-tonëshe “Tallboy” shpërtheu nën ujë duke shkaktuar një “kërpudhë” të madhe mbi sipërfaqe.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati asnjë person të lënduar, por banorët në zonat përreth ndjenë një tronditje të madhe.
Bomba u hodh nga Forcat Ajrore Mbretërore në një sulm ndaj një anije luftarake naziste në 1945 dhe u zbulua vetëm vitin e kaluar gjatë pastrimit afër qytetit port të Swinoujscit.