×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndahen 200 koshere bletësh për 20 fermerë të Skenderajt

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, takoi sot fermerët përfitues të projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe “Qatar Charity”, në kuadër të së cilit kanë përfituar 20 fermerë të komunës së Skenderajt, me nga 10 koshere me bletë, 10 koshere të zbrazëta për rritje të biznesit të tyre familjar, si dhe me nga një centrifugë mekanike për nxjerrjen e mjaltit.

    Me këtë rast kryetari Jashari, duke i përgëzuar fermerët përfitues, i bëri thirrje atyre që të punojnë në zgjerimin e biznesit te tyre, për të zhvilluar kështu ekonominë dhe për të zvogëluar papunësinë.

    Ai deklaroi që Komuna e Skenderajt, për çdo vit është duke rritur buxhetin për bujqësinë dhe përkrahjen për fermerët e komunës sonë në përgjithësi.

    Kryetari Jashari, për realizimin e këtij projekti falënderoi fondacionin “Qatar Charity” dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ne zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.

    Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, inkurajoj fermerët që të punojnë në zgjerimin e biznesit të tyre duke marrë shembull të fermerëve të suksesshëm që me përkrahje të tillë kanë arritur të krijojnë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojnë vende të punës.

    Sipas njoftimit të komunës, 20 fermerët përfitues sot kanë mbajtur trajnim rreth kultivimit të bletëve nga bletari i suksesshëm Zymer Bajraktari, biznesin e të cilit e vizitoi edhe kryetari Jashari dhe me ç’rast e përgëzoi atë për punën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunën tonë.

    Nga ana tjetër fermerët përfitues falënderuan Kryetarin Jashari për përkrahjen e vazhdueshme në jetësimin e ideve dhe zhvillimit të bizneseve të tyre familjare.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Kurti e ka humbur shansin në Bruksel dhe Ohër dhe ai ka shans që të...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.