×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërbërja e Task-forcës për antikorrupsion, VV fton kryeministrin Hoti në interpelancë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar në interpelancë kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për shkak të vendimit të qeverisë për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.

    Në njoftimin për këtë ftesë, Vetëvendosje ka thënë se”Në kohën kur kërkohet ndërmarrja e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit, krijimin e mekanizmave efikas dhe të pandikuar për të hetuar, gjykuar e konfiskuar pasurinë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, Qeveria e Kosovës e bënë të kundërtën, duke shpërbërë Task-forcën antikorrupsionn në Policinë e Kosovës”.“Ky vendim është i dëmshëm dhe i shërben më shumë mirëmbajtjes së korrupsionit.

    Kësisoj pengon edhe ato pak mekanizma kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare e pasurisë publike. Nuk ka asnjë dyshim se kjo Qeveri e korruptuar edhe për nga mënyra e zgjedhjes, nuk ka as vullnet, as aftësi e as integritet për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Por, shfuqizimi i Task-forcës është mesazh inkurajues për zyrtarët e korruptuar e të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës është vënë në anën e keqpërdoruesve, e kundër luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    “Nga deklaratat koti për zhdukjen e fjalës “korrupsion” nga fjalori, po përfundojmë me përligjjen e korrupsionit si dukuri, normalizimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të ndërhyrjes e presionit mbi sistemin e drejtësisë. Korrupsioni në Kosovë është endemik e i përqendruar në pozita të larta institucionale. Çfarëdo përpjekje kundër korrupsionit pashmangshëm duhet të fillojë e kalojë përmes zyrtarëve të lartë institucionalë. Luftimi i korrupsionit mund të bëhet vetëm nga një Qeveri e ligjshme, e ndershme, dhe që ka me vullnetin politik”, thuhet tutje

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.