×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shpenzimet qeveritare për 9 muaj u rritën për 77 milionë euro

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe propozim-vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit.

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vlerësoi se me këtë mbledhje sigurohet funksionimi i institucioneve në aspektin buxhetor dhe siguron vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.

    “Si qeveri kujdestare kemi vendosur të mbajmë një mbledhje të qeverisë në detyrë për të siguruar funksionimin e institucioneve nga aspekti buxhetor. Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë pasi që me aprovimin e propozimeve të sotme sigurojmë që pensionistët të mos mbeten pa pensione që veteranët dhe kategorisë tjera sociale të kenë në vazhdimësi përkujdesje. Po ashtu, kam pranuar edhe shumë kërkesë të tjera për pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe vendimet që kanë të bëjnë me investimet e huaja”, tha Haradinaj.

    Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, duke arsyetuar propozim-vendimin tha se janë evidentuar mbi 31 milionë e 217 mijë euro të kursyera nga organizatat buxhetore dhe se ato do të shpërndahen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme përkatësisht të policisë në vlerë prej 4 milionë e 185 mijë euro për blerje e pajisje që janë të nevojshme për policinë e Kosovës.

    Hamza foli edhe për raportin që evidenton se në këtë periudhë, janar – shtator janë realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej 1 miliard e 676 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë në vlerë 1 miliard e 407 milionë euro, sipas të cilit ka rritje të shpenzimeve.

    “Gjithsej, pranimet gjatë nëntëmujorin arritën vlerën 1 miliard e 676 milionë euro me një rritje prej 167 milionë apo 11 për qind më shumë krahasuar me periudhën e vitit paraprak. Gjithsej, pagesat kanë arritur në 1 miliard e 407 milionë me një rritje prej 5.8 për qind apo 77 milionë euro krahasuar me periudhën raportuese si rezultat i rritjes së shpenzimeve buxhetore”, theksoi Hamza.

    Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.

    Qeveria në detyrë ka ndarë mjete në vlerë prej 42 mijë euro, për angazhimin e ekspertëve që do të punojnë në përfitimin e fondeve nga projektet MCC.

    Kujtojmë që Qeveria në detyrë nuk ka mbajtur mbledhje që prej 26 korrikut.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, të dy si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit pranë Gjykatës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka bërë një bisedë me disa nga banorët e tjerë. Ajo ka thënë se Blero...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Vizitën e tij në Komunën e Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vazhdoi duke i përcjellë nga afër punimet...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Besi dhe Shqipja mbrëmë kanë debatuar me ironi mes vete. Po ashtu Besi edhe i ka...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Santiana, Buci dhe Besi pas përfundimit të darkës së të nominuarve, kanë komentuar rreth saj dhe si shkoi darka. Santiana dhe Buci...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë pas darkës së të nominuarve kanë ndodhur disa biseda interesante, po ashtu janë dhënë edhe disa deklarata të forta. Derisa Buci,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.