×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Sot është afati i fundit për subjektet politike që të deklarojnë shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Kështu ka bërë të ditur  për Arbresh.info zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

     

     

    Ai ka theksuar se subjektet politike janë të obliguara të dorëzojnë raportet financiare për shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.

    “28 prilli është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore. Ky është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje” ka deklaruar Elezi.

     

     

    Sipas tij, të gjitha 28 subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë njoftuar me kohë nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për detyrimet e tyre.

    “Raportet duhet të përfshijnë periudhën nga 16 gusht 2024, dita kur janë shpallur zgjedhjet, deri më 9 shkurt 2025, kur ato janë mbajtur. Raportet financiare të fushatës, ashtu si edhe ato vjetore, do t’i nënshtrohen një procesi auditimi nga auditorë të përzgjedhur përmes një konkursi të hapur publik,” shtoi ai.

    Ai theksoi se transparenca financiare është një pjesë thelbësore e procesit zgjedhor për ndërtimin e besimit të qytetarëve në demokraci.

     

     

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.