[wp-story]

Lajme

Shpend Ahmeti “tradhton” qytetarët e Prishtinës

Shpend Ahmeti “tradhton” qytetarët e Prishtinës
16:02 | 06 Shtator 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherit kryetari i Partisë Socialdemokrate, do të jetë kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Front Online.

Ahmeti në zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë kandidat për kryetar të Prishtinës, ku mandatin e ka marrë nga qytetarët e Prishtinës për ta udhëhequr komunën.

Në ditët e fundit kritikat ndaj Ahmetit kanë qenë të shumta, që nga dita kur Ahmeti u bë pjesë e ekipit negociator, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për këtë ekip Ahmeti u largua.

Ai ka thënë se e pranon në tërësi vendimin e Kushtetuese i cili e ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërpushje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe so të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëqë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore”, patë thënë Ahmeti.

Ndërsa në faqen zyrtare të Ahmetit në Faccebook kanë vërshuar komente të ndryshme duke e akuzuar Ahmetin se shumë lagje të Prishtinës kanë mbetur në harresë. Front Online ka siguruar disa foto ku shumë qytetarë të Prishtinës I komentojnë Ahmetit për problemet infrastrukturore në këtë komunë.

“Shpend Ahmeti e ka harru komunën, duke vrapuar pas karriges tjetër”, është veç njëri nga komente e qetarëve të Prishtinës.

Front Online ka kontaktuar edhe nënkryetarin e Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, për ta pyetur se a do të kandidon për deputet, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk jam dhe s’do te jem në liste për deputet! Unë kame kërkuar mandat nga qytetaret e Prishtinës për të qeverise me Kryeqendren, kështu qe konsideroj që do ishte hipokrizi nëse kërkoj mandat tjetër përderisa ushtroj detyrën e nënkryetarit të Komunës” ka deklaruar Pacolli për Front Online.

 

Komentuesi : Shpend Ahmeti e harroj detyrën e kryetarit  duke  vrapuar   pas karriges tjetër

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera