[wp-story]

Lajme

Shpend Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e protestës

Shpend Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e protestës
10:02 | 05 Shtator 2019

Nxënësit, profesorët dhe stafi teknik i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, janë duke protestuar kundër rrënimit të objektit shkollor, për të ndërtuar banesa dhe parqe.

Nxënësit protestues dhe profesorët e kësaj shkolle u nisën nga Gjimnazi “Ahmet Gashi” e vazhduan deri tek Komuna e Prishtinës.

Përfaqësuesit e protestës, gjashtë nxënës, drejtori i shkollës, dhe një profesor aktualisht janë në takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, thuhet në thirrjen e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera