Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti përsëri argumenton kundër masave të Hotit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk po ndalet së kundërshtuari masat e reja anti-Covid të prezantuara sot nga Kryeministri Avdullah Hoti, raporton Express

    Ahmeti ka shkruar në Facebook se Qeveria nuk po përdor kriteret e duhura për futjen në zonë të kuqe të komunave.

    “Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej orës 19:00? Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbër sepse nuk do të kemi raste pozitive”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

    Ahmeti thotë se rastet pozitive si përqindje janë të njëjta në krejt Kosovën.

    “Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njëjta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret”, ka shkruar Ahmeti.

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar masat e reja anti-Covid të cilat pritet të miratohen nga Qeveria.

    Në komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

    “Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

    Hoti tha se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

    “Kjo është zgjidhja më e mirë që kemi mundur të bëjmë, duke pasur parasysh interesat që ka ekonomia, por duke vendosur në rend të parë shëndetin publik. Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar Hoti.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe se mund të çojë në gjakderdhje...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Mevlud Sinani mori...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ultimatumit të Bashkimi Evropian, i cili përmes një deklarate të shefit të politikës së Jashtme Josep...
    Të tjera
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Indi ku mbeten të vrarë mbi 260 persona. Kreu i...
    Vip03 Qershor 2023
    Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre ditën e nesërme. Sipas ‘Vip Magazine’, çifti ka zgjedhur...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e ri presidencial në Ankara. Teksa e ka lexuar betimin, ai...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një termocentral, në Kahramanmaras, qyteti që u godit nga tërmeti shkatërrimtar...
    Lifestyle03 Qershor 2023
    Pas një dite rraskapitëse, ju e quani një bekim të flini menjëherë. Orët e mjaftueshme të gjumit shpesh mbeten një ëndërr e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.