×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti gjobitet për festën e ditëlindjes: Ende pa filluar kanë ardhë tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është shqiptuar gjobë prej 35 eurosh bashkë me të ftuarit e tij, për festën e ditëlindjes së tij.

    Ai ka thënë se ende pa filluar ndeja në një hapësirë private, kanë arritur tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it. Sipas tij, dikush e ka lajmëruar rastin për dasëm.

    Tutje ai ka falënderuar policinë dhe AUV-in për sjelljen profesionale.

    Reagimi i tij i plotë:

    Reklamë

    “Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…??‍♂️

    U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.

    Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro.

    Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.

    Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

    P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen”.

    Ndryshe, Shpend Ahmeti ka kërkuar vazhdimisht nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, sidomos në fillim të pandemisë. Ndërsa, mbrëmë ka rënë në kundërshtim me thirrjet e tij.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.