×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Shpejtim Bulliqi shpeshtoi tenderët e mbyllur gjatë fushatës në Podujevë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2021

    Rundi i parë zgjedhor më 17 tetor, Shpejtim Bulliqin e nxori të dytin në Podujevë.

    E fill pas kësaj date, komuna – që ai aktualisht drejton – ka dhënë shpejt e shpejt disa tenderë përmes procedurës direkte pa publikim të njoftimit të kontratës. Janë 4 sosh që u janë dhënë kompanive të ndryshme.

    Kontratat kanë të bëjnë me kryerjen e punëve shtesë në disa rrugë të fshatrave dhe lagjeve të Llapit, shkruan “Front Online”.

    Tenderët një burimor, ligjërisht, janë të lejuar. Megjithatë, dyshuese është koha që u përzgjodh për nënshkrimin e tyre. Firma mbi ta u hodh tash në prag të balotazhit atje. Ai do të mbahet më 14 nëntor. Përballë do të jenë: Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Ekrem Hyseni i LDK-së.  Nga kjo e fundit këtë e shohin si tentimblerje votash nga ana e VV-së.

    Kronologjia e tenderëve 

    Tenderin e parë një burimor, Podujeva, e udhëhequr nga Bulliqi, e dha më 21 tetor 2021.

    Kontrata u lidh me kompaninë, “Bini”. Vlera e saj mbi 18 mijë euro, shkruan “Front Online”.

    Puna për të cilën palët ranë dakord: demolim dhe ndërtim i trotuareve në rrugën, Ilir Konushefci.

    Tjetra kontratë e natyrës së njëjtë u nënshkrua më 27 tetor.

    Tash Podujeva shpërbleu me kontratë mbi 10 mijë euro biznesin, “Integral”.

    Kjo e fundit u angazhua për disa punime shtesë në rrugët e fshatrave, Dumosh, Lladoc dhe Miroc – lot II.

    Në njërin nga këto tri katunde, atë Lladoc, Bulliqi doli më poshtë me rezultatet sesa Ekrem Hyseni.

    Bulliqin e votuan 158 qytetarë këtu e Hysenin 183, shkruan “Front Online”.

    Kurse në katundin tjetër, Dumosh, Bulliqi doli më mirë, por me një diferencë të vogël:

    Shpejtim Bulliqi – 242

    Ekrem Hyseni – 209

     

    Më 10 nëntor pasoi tenderi tjetër.

    “MILENIUM KONSTRUCTION” u zgjodh fituese nga komunarët për disa punime shtesë në qytet dhe fshatra.

    Kontrata kapte vlerën e mbi 8 mijë eurove, shkruan “Front Online”.

    I fundit tender një burimor u dha sot.

    Podujeva shpërbleu konsorciumin “Prishtina dhe Te Burimi” me kontratë mbi 1 mijë e 700 euro.

    LDK akuzon Bulliqin për tentimblerje votash

    Dhënien e tenderëve të mbyllur po e kritikojnë nga taborri i LDK-së.

    Ish-asambleisti i kësaj partie në kuvendin e kaluar komunal, Hasan Ajeti akuzoi Bulliqin për tentimblerje votash përmes tenderëve për asfaltim e punë të tjera, të nënshkruar gjatë kohës së zgjedhjeve.

    “Tjeter element s`ka. Kështu po dëshiron me ble paqen, votën. Po e keqpërdor paranë publike”, u shpreh Ajeti për “Front Online”.

    Sipas tij, kjo s`do të ketë efekt në rezultatin e 14 nëntorit.

    “Qytetarëve më me asfalt nuk mundesh me ia ndryshu qasjen. Qytetarët janë përcaktu me Ekremin”, theksoi ai për “Front Online”.

    Lidhur me këto pretendime të partisë rivale, Front Online ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë Shpejtim Bulliqi.

    Megjithatë, kontakti me të përmes telefonit ishte i pamundur gjatë ditës.

    Ligji vs. koha

    Autoriteti kontraktues, në këtë rast komuna e Podujevës, mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit.

    Këtë ia lejon neni 35 i Ligjit të Prokurimit.

    Tenderët e mbyllur mund të zbatohen në mesin e shumë aktiviteteve edhe për dhënien e një kontrate të shërbimeve ose punëve shtesë, si në tenderët e mësipërm,  punë këto të paparashikuara në konceptin fillestar.

    Megjithatë, mbetet dyshues fakti se pse koha për lidhjen e këtyre kontratave u zgjodh të jetë pikërisht kjo ndërmjet rundit të parë dhe atij të dytë zgjedhor, periudha tetor – nëntor.

    Më 17 tetor të 2021-s, Shpejtim Bulliqi nuk arriti të fitojë në Podujevë pa balotazh, duke dështuar ta përsëris suksesin e 2020-s me mbi 50 % të votave. Ai doli i dyti me 44.16 % kundrejt Ekrem Hysenit të LDK-së që u rendit i pari me  44.25 % të votave.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja vjen pas zbulimeve të rasteve të...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.