×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shpejtim Bulliqi: Këtë vit do të nis ndërtimi i spitalit të Podujevës

    FrontOnline
    23 Korrik 2021

    Mosndërtimi i spitalit të Podujevës, ishte sfidë për udhëheqësit e kësaj komune dhe për qytetarët në kohë pandemie, pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk i plotësonte kushtet për të prekurit me Covid-19.

    E fajin për këtë, kryetari i cili mandatin e mori në kohë pandemie, Shpejtim Bulliqi, po e  hedhë te ish-qeveritë e kaluara.

    Ai në një intervistë për FrontOnline, tha se për ndërtimin e këtij spitali është bërë shumë propagandë e pak punë.

    “Komuna e Podujevës ka qenë prej komunave me numër më të  madh të të infektuarve, unë thash se marr parasysh gjendjen se cilën e kemi gjetur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me një objekt të rrënuar dhe me një kapacitet shumë të limituar për me mujt me u përball me këtë pandemi, mendoj se procesi është menaxhuar mirë, ju e dinë se në fushatën zgjedhore është bërë një propagandë gjoja se më ndërtimi ne një spitali, spital i cili është propaganduar shumë dhe për të cilën janë bërë shumë fotografi dhe fjalë të mirë dhe në fund ka rezultuar me një buxhet 0 euro për ndërtimin e tij”, tha ai

    Bulliqi  shpreson se në rishikim të buxhetit i cili pritet që  të bëhet së shpejti, Ministria e Shëndetësisë do t’i ndajë gjysmën e mjeteve për ta ndërtuar spitalin.

    “Sa u ktheva nga një takim  që kisha në nivelin qendror ku e shtrova këtë problem, para pak kohesh kam pasur një takim me ministrin Vitia, dhe më është premtuar se në rishikimet buxhetor, duhet parë mundësin për me mujt me nda një shumë të buxhetit, shpresoj se në rishikim të buxhetit do të ndahet një pjesë e mjeteve për të filluar diçka praktikisht të realizohet prej atij spitali të shumë premtuar nga ta, po shpreosjm se në pjesën e dytë të këtij viti të ndahet shuma buxhetore në rishikim të buxhetit, shpresoj se me rishikim ministria do ta ndan një shumë mjetesh për ndërtimin  e këtij spitali”,  deklaroi Bulliqi.

    Bulliqi tregon se kur do të përfundojë rruga Prishtinë-Podujevë

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, foli edhe për asfaltimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projekt ky i cili ka nisur para disa viteve.

    Ai tha se përfundimi i kësaj rrugë ka qenë prioritet për vitin 2021 dhe se shpreson se rruga do të përfundon vitin e ardhshëm.

    “Për vitin 2021 deri tash nuk kemi pas ndonjë projekt, madhor përjashtimisht projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë i cili është duke vazhduar për tu përmbyllur i cili është nisë pra 5- 6 vite mos me thanë 7 vite i cili fatkeqësisht ka pasur neglizhenca, ne po shpresojmë me e përmbyllë komplet procesin vitin e ardhshëm do të jetë suksese i madh për arsyeje se deri tani janë përmbyllur diku përafërsisht 6 apo 8 kilometra të një gjatësie që është më e lartë deri në lidhje me autostradën “Ibrahim Rugova”, tha ai për Front Online.

    Si e gjeti Komunën e Podujevës? Flet kryetari Shpejtim Bulliqi

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka udhëhequr 20 vite me komunën e Podujevës, kryetar i të cilës ka qenë Agim Veliu.

    E pas 20 viteve Lëvizja Vetëvendosje arrit që ta marrë këtë bastion të LDK-së.

    Kryetari aktual i kësaj Komunë, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, ka treguar gjendjen të cilën e ka gjetur në këtë komunë dhe punët të cilat i ka bërë për 10 muaj të qeverisjes.

    Ai tha se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë ka qenë alarmante, drejtorët e shkollave me ushtrues detyre e numër të madh të të punësuarve me kontrata mbi vepër.

    “E kemi gjet një gjendje jo shumë të mirë, në radhë të parë kemi trashëguar më së 56 të punësuar me kontrata mbi vepër prej të cilëve ka pasur punëtor të cilët kanë punuar për 10 vite në mënyrë sistematik me kontrata në vepër kemi gjet një gjendje jo të mirë në arsim ku pjesa dërrmuese e drejtorëve të shkollave kanë mbetur ushtrues detyre kemi gjetur qendrën e kryesisë familjare në gjendje alarmante të rëndë me një ushtrues detyre të drejtorit, më tepër pa drejtor fare e një kohë me ushtrues detyre, krejt këto kanë qenë probleme me të cilat jam ballafaquar si qeverisje e re lokale gjatë asaj kohe”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa për 10 muaj, ai tha se kanë arritur që këtë gjendje ta sistemojnë duke i avancuar shumë shërbime në shëndetësi dhe shumë projekte të përfundojnë.

     

    Shpejtim Bulliqi tregon prioritetet për vitin 2022, tregon a do ta fitoj Komunën pa balotazh

     

    Zgjedhjet komunale do të mbahen me 17 tetor të këtij viti ndërsa  Bulliqi për FrontOnline, ka treguar prioritetet që do t’i ketë në rast se rizgjidhet kryetar i Podujevës.

    Ai tha se prioritet do të jetë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

    “Presim që këto rezultate ti kemi edhe në arsim, planifikojmë që vitin e ardhshëm buxhetor që mjetet në arsim ti rrisim për 6. 5 herë më tepër dhe fokusi jonë ma nuk do të jetë asfalti dhe ujërat e zeza po fokusi jonë do të jetë arsimi, avancimi i tij, shëndetësi më cilësore por duke mos i lënë anash as bujkun dhe as infrastrukturën që është e nevojshme për qytetarë tanë”,

    Ndërsa i pyetur se a do ta fiton Lëvizja vetëvendosje, Podujevën pa balotazh, Bulliqi tha se një gjë të tillë e vendosin qytetarët.

    “Ai do të jetë verdikti i qytetarëve unë e thash edhe më herët qytetarët po i shohin frytet e para të punës së mirë të kësaj qeverisje mjafton të thuhet se në komunën e Podujevës për këto 7 muaj nuk kemi as më të voglin keqpërdorin t buxhetit komunal nuk kemi asnjë element të korrupsionit ose të formave tjera të nepotizimit ose mënyra tjera të keqqeverisjes, krejt këto janë falë angazhimit të një ekzekutivi kompetent funksional dhe sigurisht në bazë të këtij ekzekutivi po përpiqem edhe unë ta bëjë punën time më mirë”, tha ai për Front Online.

     

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.