×
  • Kronika
  • Kronika

    Shpallet në kërkim polici që u arratis para fillimit të mega-aksionit policor (Foto)

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Mega-aksioni policor që u zhvillua mbrëmë solli në pranga 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre 3 nga komuniteti serb dhe 8 nga ai shqiptar. Mirëpo, fatin e tyre nuk e kishte polici në departamentin e policisë kufitare në Muçivercë të Kamenicës, Ferid Leci, i cili dyshohet se nga rrjedhja paraprake e informacioneve arriti ta shmangë arrestimin e tij.

    Siç mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme brenda organeve të sigurisë në vend, Leci dyshohet se jo vetëm që nuk e luftoi krimin dhe korrupsionit në zonën kufitare ku shërbeu, por ai përfitoi në emër të pozitës së tij zyrtare duke iu bashkuar grupeve të ndryshme kriminale që u morëm për shumë kohë me veprimtari të kundërligjshme në zonën e Karaçevës.

    Gazeta Sinjali ka publikuar mbrëmë ekskluzivisht listën e zyrtarëve policorë që janë prangosur në mega-operacionin e Policisë së Kosovës, kundër veprimtarive ilegale në zonën kufitare në Karaçevë.

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.