×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet konkursi për Drejtor të Doganës së Kosovës

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Ministria e Financave ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit të Përgjitshëm të Doganës së Kosovës.Në publikimin e fundit u bë e ditur se konkursi është i hapur prej sot.

    Njoftimi i plotë:Ministri i Financave, në përputhje me paragrafin 4, të nenit 5 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L -109, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-099, Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 04/L-273, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, më datë 03.08.2020 shpallë:

    K O N K U R S

    Përshkrimi i vendit të punësTitulli i pozitës: Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së KosovësNr. Referencës: 01/2020- DK-MFGrada e Vendimit të Punës: Nivel i lartë drejtuesVendndodhja e pozitës: PrishtinëPërmbledhje e përgjithshme:Dogana e Kosovës është institucioni i vetëm kompetent për të ushtruar funksionet doganore në emër të Republikës së Kosovës. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës janë paraparë me nenin 6 dhe 7 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L -109, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-099, Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 04/L-273, me të cilin kod janë përcaktuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë e Doganës së Kosovës.

    Në përputhje me nenin 5 të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Ministri i Financave shpallë konkursin për Drejtor të përgjithshëm dhe themelon komision për përzgjedhjen e kandidatit të rekomanduar, të cilin më pastaj e emëron Kryeministri i Republikës së Kosovës.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë : Siguron zbatimin e dispozitave të legjislacionit doganor;Menaxhon sistemin e grumbullimit të taksave dhe obligimeve doganore;Siguron menaxhimin efikas dhe avancimin e administratës doganore sipas praktikave më të mira evropiane dhe legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;Ushtron kompetencat e veta në përputhje me nenin 6 dhe 7 të Kodit të Doganave dhe Akcizës në Kosovë nr. 03/L-109;I raporton Ministrit të Financave; Ushtron detyra të tjera të parapara me ligjin në fuqi në Republikën e Kosovës;Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:Diplomë Universitare – preferohet diplomë universitare në fushat e ekonomisë (administrim biznesi, financa, menaxhment) dhe juridik, si dhe posaçërisht inkurajohen kandidatët me kualifikime përtej studimeve bachelor në fushat e lartcekura;Tetë vite (8) përvojë pune profesionale, përfshirë së paku (5) vite në pozitë drejtuese;Njohuri për funksionet e përgjithshme të Doganës së Kosovës;Njohuri të mira për legjislacionin doganor të Kosovës, trendët e politikave, dhe dokumenteve tjera përkatëse për zhvillim të sistemit doganor, sipas praktikave evropiane;Shkathtësi për të punuar në një ambient të orientuar në rezultate;
    Integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendim marrëse;

    Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike;

    Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.I

    NFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

    Ministria e Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.Ministria e Financave siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuar më parë.

    Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e sektorit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

    Lista kontrolluese e kritereve dhe dokumentacionit (përfshirë hollësitë e përvojës së kaluar menaxheriale)

    Formulari për aplikim;Biografia (CV);Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASH-i);

    Dëshmia e përvojës së punës; (që siguron dëshmitë për të gjitha vendet e punës të deklaruara);Letra motivuese e cila shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar;Certifikata që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit); Dhe

    Dy referencaFormularin zyrtar për aplikim si dhe listën kontrolluese, mund ta gjeni në ueb faqen e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/Dokumentacioni dorëzohet në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “ Nëna Terezë” kati i XII, zyra nr. 1207.

    Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.Afati i konkurrimit nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020, deri në orën 16:00.

    Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 155.Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik përRekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

    Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen si të emërueshëm nga Partnerët Zbatues do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin në fjalë.

    Gjithashtu do të konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe performancës së tyre. Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.