×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoshi: Gërvalla më tha se Marrëveshja e Washingtonit është e panevojshme

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i është përgjigjur asaj me shkrim, lidhur me çështjen e marrëveshjes së Uashingtonit. Musliu-Shoshi theksoi se Gërvalla është e qëndrimit se Marrëveshja e Uashingtonit është e panevojshme dhe që nuk i respekton interesat e Kosovës.

    Më tutje Musliu-Shoshi duke cituar Gërvallën, thase sipas ministres marrëveshja do t’i shkaktojë pasoja afatgjate Kosovës.

    “Unë sot po ndaj me ju qëndrimin e ministres Donika Gërvalla për marrëveshjen e Uashingtonit. Citoj, ajo këtë marrëveshje e konsideron si të pamenduar mirë, të panevojshme, e cila nuk i respekton interesant e Kosovës, nuk e respekton sovranitetin e shtetit tonë, se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për shtetin e Kosovës, se për të nxjerr konkluzione për këto qëndrime duhet që të bëjmë dialog me miqtë tanë dhe se kjo nuk është marrëveshje e mirëfilltë ndërkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjërisht”, tha ajo.

    Më tutje, sipas Musliu-Shoshit, Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshje ka shkaktuar edhe fërkime me partnerët evropianë.

    “Ministrja Gërvalla vazhdon të thotë më tutje se marrëveshja për njohjen në Jerusalem ka shkaktuar fërkime me partnerët tanë evropian dhe me gjerë dhe arsyetohet se për shkak të irritimeve diplomatike, qeveria Kurti ta marr të qenë dhe të mos kërkojë rivendim të ambasadës por zotohet se Kosova është për vendosjen e marrëdhënieve të mira diplomatike”, ka thënë Shoshi.

    “A do të thotë kjo se ShBA-të nuk janë miq tanë sepse këto janë marrëveshje në mes të Kosovës dhe ShBA-ve”, ka thënë më tutje ajo.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.