Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka njoftuar se një grua është dërguar në stacionin policor në lidhje me një rast të fotografimit të votës gjatë procesit zgjedhor.
Ai tutje ka bërë të ditur se e dyshuara është liruar pas konsultimit me Prokurorin.
“Një person është sjellë në stacion në lidhje me fotografimin e votës. Pas konsultimit me Prokurorin, ai është liruar,” ka thënë Elshani.
Policia ka bërë thirrje për respektimin e procedurave zgjedhore dhe parandalimin e çdo shkeljeje të mundshme gjatë votimit./RTK