[wp-story]

Lajme

Shoqëria Civile kërkon shkarkimin e “Ftyrës” për “t’ia shpëtuar fytyrën Kosovës”

Shoqëria Civile kërkon shkarkimin e “Ftyrës” për “t’ia shpëtuar fytyrën Kosovës”
21:07 | 16 Gusht 2019

Pas dorëheqjes së Ambasadës së SHBA-së nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, kanë reaguar Shoqëria Civile, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Naser Shalës i njohur edhe si komandant “Ftyra” nga pozita e të parit të kësaj Agjencie.

Analisti Vigan Qorrolli në një postim në Facebook ka bërë thirrje për shkarkimin Shalës.

Sipas tij, kapja e institucioneve të pavarura është e keqja më e madhe e shtetit, për të cilën thotë se është bërë nga kjo kastë e politikës.

“Shkarkojeni aman “Fytyrën” se ia morët fytyrën Kosovës dhe këtij mileti. Por nuk është vetëm ky person problem. Të gjitha institucionet e Republikës që do duhej t’i kishin burrat dhe gratë më të mira aty — janë të kapura. Pra, KAPJA e institucioneve të pavarura është e KEQJA më e madhe e shtetit, e bërë prej kësaj kaste harbutësh politik. Turp që s’kapërdihet. Po të pa dinë, e të pa imanë, kishit qëllu, bre”, ka shkruar ai.

Ndërkaq Demush Shasha nga Instituti EPIK, ka thënë se institucionet e Kosovës në vend të integritetit dhe profesionalizmit, kërkojnë servilizëm dhe militanizëm.

Sipas tij, ambasadoret dhanë dorëheqje sepse po ndihen aq keq me vendimet e institucioneve sa që nuk duan të qëndrojnë në ato pozita.

“Me fjale te tjera, kjo është sikur Messi me dhënë dorëheqje sepse Flamurtari është tu luajt keq. Përtej këtij zhvillimit fatkeq të radhës – Kosova ka plot Messi (dhe Ronaldo). Në plot fusha të jetës. Çështja është se institucionet, në vend të integritetit dhe profesionalizmit, kërkojnë servilizëm dhe militantizëm. Prandaj, në Kosovë nuk është lehte me qenë Messi. Por, sikur Messi – vajzat dhe djemtë tonë janë të pandashëm. Këtë e dinë edhe shtetet tona mike. Prandaj, ende besojnë në Kosovë. Nganjëherë, më shumë se ne”, ka shkruar ai.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, ndërhyrjet politike në institucione të pavarura, emërimet politike dhe nepotiste, në institucione dhe borde profesionale, janë arsye të mjaftueshme, pse Kosova është pak atraktive për investitorët.

Sipas tij, patriotizmi nuk matet me popullizem.

“Patriotizmi matet me veprime e vendime që avancojnë zhvillimin e vendit. Hap i jashtëzakonshëm për vendin do të ishte ndalja e nepotizmit dhe ndalja e emërimeve politike në institucione të pavarura”, ka shtuar ai.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera