×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci: Kërkuam nga presidenti kroat që të dalë garant për Thaçin dhe të tjerët

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Drejtuesi i Unionit të Shqiptarëve dhe Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë, Esad Çollaku, ka deklaruar se janë bërë tre muaj qe kur ai dhe kolegët e tij të shoqatës janë dukë bërë përpjekje për të ndihmuar në lirimin me kusht të ish luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen duke u gjykuar në Hagë.

    Në një intervistë për Info Magazinë në Klan Kosova, ai u shpreh se kanë bërë shumë shkrime dhe dërguar shumë letra të ndryshme ndaj Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të shteti kroat, sepse siç tha, vet kryetari i shtetit, Zoran Millanoviq, ka respekt të madh për ta pasi kanë dhënë kontribut në luftë atje dhe se i ka pranuar sugjerimet e tyre.

    “Në letrën e fundit që e kemi shkruar, kemi kërkuar që Millanoviq me autoritetin e vet të ndikojë në këto vendime që i merr Gjykata e Hagës atje dhe të jetë garant që ata të mbrohen në liri”.

    “Këto gjëra janë pak edhe sekrete se diplomacia e bën të veten, por ne si individë jemi optimistë që këta njerëz do ta marrin një mbikëqyrje të vogël nga shteti kroat”, dekalroi ai.

    Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të angazhohet në përkrahje ndaj tyre dhe se kjo nuk do të quhet ndërhyrje në drejtësi, duke e dhënë shembullin e shtetit të Kroacisë ndaj rastit të Ante Gotovinës, për të cilin tha se Kroacia gjithmonë ka dhënë garanca derisa Haga kishte vendosur që t’ia zhvendoste lëndën në Zagreb.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, në fjalën e tij në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së, ka folur...
    Lajme18 Janar 2025
    Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), ka shprehur shqetësim lidhur me efektet e Ligjit për Çmimin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk...
    Vip18 Janar 2025
    Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar pas shpalljes së pesë finalistëve të sezonit të...
    Sport18 Janar 2025
    Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot në program në top-5 ligat më të forta evropiane të futbollit. Në Premierligë, Arsenali...
    Lajme18 Janar 2025
    PrishtinaTicket ju ofron mundësinë e fluturimeve direkte nga Prishtina drejt Halmstad dy herë në javë, çdo të enjte dhe të dielë. Me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.