Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës ka dalë me një reagim të gjatë, gjatë ditës së sotme.
Në fokus të këtij reagimi, ishin kritikat “vend e pavend” sipas tyre nga njerëz jorelevant, me theks të veçantë nga komentatorët e ndeshjeve.
Gjyqtarët e basketbollit kohëve të fundit kanë qenë cak i kritikave dhe i ofendimeve, madje duke i cilësuar vendimet e tyre në parket sikur të njëanshme.
“Mirepo, kohen e fundit kritika te perseritura nga faktore aspak relevant me theks te veqante nga komentatoret e ndeshjeve, te cilet nuk kane njohurite adekuate te interpretimit te rregullave, duke i dhene te drejte here njeres pale e here tjetres ,gje e cila perben tendence ne vete dhe nuk fiton askush, nuk i sherben askujt dhe nuk perben asnje lloj ndryshimi, perveqse demtohet integriteti, vlerat tona dhe basketbolli. Ne nuk deshirojme qe te japim shembuj se si duhet te komentohet nje ndeshje, por qe misioni i tyre do te duhej te ishte bartja e emocioneve tek ata qe e percjellin ndeshjen nga televizioni, dhe jo komentimi dhe vurja ne dyshim e vendimeve te gjyqtareve duke na bere faktore dhe protagonist teresisht pa nevoje”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e SHGJBK-së.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Per Opinionin Publik, Komunitetin e Basketbollit, Te gjithe ju Basketbolldashes,
Te nderuar, Deshirojme ta themi fjalen tone per disa kritika subjektive drejtuar neve si ekipe e gjyqtareve,duke mos dashur te replikojme askend,por te ftojme per ngritje te profesionalizmit dhe ruajtjes se integritetit te vlerave qe perfaqesojme ne dhe basketbolli si sport. Si ekipe e gjyqtareve, me seriozitetin me te madh,perkushtimin dhe profesionalizmin tone angazhohemi dhe marrim pergjegjesite qe na takojne dhe asnjehere nuk jemi ata te cilet dalin mbi basketbollin.
Nuk mund te heshtim me gjate kur askush nuk thote asgje per shume dukuri negative, qe nuk na perfaqesojne , e qe dalin pertej asaj qe mund te menaxhohet nga ne, dhe pastaj te gjitha adresimet e atyre kritikave barten prap tek ne edhe nga faktor aspak relevant. Duhet kuptuar qe gjyqtaret jane ata qe marrin pergjegjesine per te kontrolluar ndeshjen dhe per te mundesuar perfundimin e saj. Mirepo, protagonizmi i shume aktereve gjate nje ndeshjeje(duke dale mbi basketbollin),po pengon dhe po krijon tendence me apo pa qellim drejt perfundimit normal te nje ndeshjeje dhe gjithashtu po cenon integritetin e liges tone.
Kjo sepse ne vazhdimesi perseriten protagonizma te tilla qe tashme jane bere dukuri, ndersa askush nuk thote asnje fjale te vetme. Nuk do te stepemi asnjehere ndaj te gjithe atyre qe deshirojne te dalin mbi basketbollin sepse do te ndeshen me pergjigjen tone ne cdo moment. Ne fund te fundit, ne jemi te thirrur per te kontrolluar ndeshjet dhe kete gje do te vazhdojme ta bejme (pavaresisht njerit apo tjetrit), duke respektuar vlerat e pergjithshme, rregullat, protokolet dhe propozicionet e garave.
Te gjithe duhet te marrin pergjegjesine qe ju takon, te ngrisin profesionalizmin, te kujdesen per vlerat dhe per integritetin e basketbollit ne Kosove. Kritikat nga faktoret relevant i marrim me shume seriozitet si ne rastet kur kemi te drejte, por edhe ne rastet kur gabojme, dhe japim llogari aty ku duhet.
Mirepo, kohen e fundit kritika te perseritura nga faktore aspak relevant me theks te veqante nga komentatoret e ndeshjeve, te cilet nuk kane njohurite adekuate te interpretimit te rregullave, duke i dhene te drejte here njeres pale e here tjetres ,gje e cila perben tendence ne vete dhe nuk fiton askush, nuk i sherben askujt dhe nuk perben asnje lloj ndryshimi, perveqse demtohet integriteti, vlerat tona dhe basketbolli.
Ne nuk deshirojme qe te japim shembuj se si duhet te komentohet nje ndeshje, por qe misioni i tyre do te duhej te ishte bartja e emocioneve tek ata qe e percjellin ndeshjen nga televizioni, dhe jo komentimi dhe vurja ne dyshim e vendimeve te gjyqtareve duke na bere faktore dhe protagonist teresisht pa nevoje. Edhe pse jemi gjykuar njeanshem duam te ruajme diqka qe eshte me etike, me e moralshme dhe shume me profesionale. Nuk do te komentojme disa nga situatat e pretenduara edhe pse kishim plotesishte te drejte. Mirepo duhet te dini qe pavarsishte ndodhive, nuk ka asgje personale me askend,mund te kemi mendime te ndryshme por duhet ta kemi respektin e ndersjelle dhe te jemi te permbajtshem.
Me respekt Shoqata e Gjyqtareve te Basketollit te Kosoves”