[wp-story]

Bota/Rajoni

Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det. Nxirret nga Karaburuni me balona me ajër

Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det. Nxirret nga Karaburuni me balona me ajër
20:01 | 17 Dhjetor 2019

Një kamion, që po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘Balkanweb’ se mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa saltrove ka rënë në det.

Kanë qenë punonjësit e vaskave ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital. Aktualisht drejtuesit i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e kamionit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, mjeti u transportua nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Po ashtu mësohet se mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania demet janë të konsiderueshme.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera