Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferët e autoambulancave në Deçan kërkojnë 300 euro shtesë për rrezikshmëri në punë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Para objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, vozitësit e ambulancave dhe pastrueset në këtë institucion shëndetësor kanë shprehur pakënaqësinë për largimin nga listat e pagesave stimuluese për rrezikshmëri në punë në kohë pandemie.

    Përderisa shtesat prej 300 eurosh i kanë marrë dy muaj, në dy muajt pasues Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave i kanë larguar nga listat përfituese, raporton KOHA.

    Ata thanë se po ndihen të fyer, sidomos nga Ministria e Shëndetësisë, e cila, sipas tyre, as që u ka dhënë sqarim pse i ka larguar nga këto lista, pasi ata vazhdimisht janë në rrezik gjatë punës.

    “Duke u nisur nga ajo se përfaqësuesi lart është jurist dhe po i drejtohem bash ministrit, drejtësi po lypim”, ka thënë Sylë Hadergjonaj, vozitës i autoambulancës dhe përfaqësues i vozitësve dhe pastruesve në QKMF në Deçan.

    Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selman Berisha, tregon se Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave ua ka dërguar listat komplet të punëtorëve për dy muaj ashtu siç kanë kërkuar.

    Megjithatë, Berisha nuk e kupton pse vozitësve të autoambulancave tash po u mohohet kjo e drejtë.

    “Punëtorët me plot të drejtë kërkojnë të drejtat e veta dhe unë mendoj që kësaj kategorie ju i keni hy në hak në këtë rast. Nuk po dua me gjet kush është fajtori, mirëpo organet relevante kishte qenë mirë që këtë gabim ta përmirësojnë. Se ky nuk është shqetësim i QKMF-së vetëm në Deçan, por është shqetësim në nivel vendi”, ka thënë Selman Berisha, drejtor i QKMF-së në Deçan.

    Problemi i njëjtë është ngritur edhe në komuna të tjera.

    “Na jemi direkt të lidhur me infeksion. Vendimin e qeverisë i respektojmë por duhet me pas parasysh edhe ata që edhe ne jemi të dëmtuar e të rrezikuar sikurse krejt stafi mjekësor”, është shprehur Shaban Kaliqani, vozitës i autoambulancës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

    Përveç për vozitësit e pastruesit, pakënaqësi për shtesat prej 300 eurosh, shfaqën edhe tek infermierët, ku Sindikata pas takimeve me drejtues të SHSKUK-së u dakordua që një listë të përditësuar t’ia dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, situatën në veri të Kosovës në javën e shkuar e vlerësoi si serioze dhe, sipas...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë muajve të fundit. Kërkesat...
    Lajme02 Qershor 2023
    Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009,...
    Të tjera
    Vip02 Qershor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme. Ajo ditë më...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Gjykata e shkallës së parë e Elbasanit, në Shqipëri, liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i kishte mbetur pa...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për...
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.