×
  • Sport
  • Sport

    Shkupi – Ballkani, forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe rezultati nga përballja direkte e qershorit

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen më me rëndësi në histori të klubit, raporton FrontOnline.

    Djelmoshat e Ilir Dajës do të luajnë sonte ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës.

    Në këtë ndeshje, Ballkani do të jetë përballë skuadrës shqiptare, Shkupi.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

    Dita e Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës luan sonte për histori ndaj Shkupit në “Todor Proeski”

    Sfida e sontme do të luhet nga ora 21:00.

    Në pesë ndeshjet e fundit, Shku ka një fitore (Makedonija GP), tri humbje nga Shamrock Rovers (dy herë) dhe një nga Dinamo Zagrebi, si dhe një barazim me gjigantin kroat.

    Kurse, Ballkani ka tri fitore (Klaksvik dhe La Florita (2), një barazim me Klaksvik dhe një humbje nga Zalgirisi.

    Dy skuadrat e kanë luajtur mes vete edhe një miqësore në muajin qershor ku triumfuan suharekasit 0:2.

    Ndryshe, ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet pas një jave./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.