×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 100 mijë numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Më shumë se 100 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në vend, pothuajse një vit më parë.

    Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se kjo është një shenjë e “dështimit fenomenal të politikës dhe praktikës”, shkruan “The Guardian” të mërkurën.

    Shifrat e qeverisë të publikuara të mërkurën, tregojnë për 1.564 viktima të reja si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 101.160.

    Sipas kësaj, i bie se një në 660 vdekje, është e lidhur direkt apo indirekt me COVID-19 gjatë kohës së pandemisë.

    Britania e Madhe aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në botë, si pasojë e COVID-19, me 151 vdekje për 100.000 njerëz.

    Është më keq se SHBA-ja, Spanja dhe Meksika që janë llogaritur vatra të pandemisë, e ku janë regjistruar, përkatësisht 116, 113 dhe 108 vdekje për 100.000 njerëz.

    “Është një numër i tmerrshëm i vdekjeve që mund të parandaloheshin. Është shenjë e një dështimi fenomenal të politikës dhe praktikës përballë këtij virusi të ri dhe të rrezikshëm”, tha Gabriel Scally, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Bristolit.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën...
    Lajme24 Prill 2024
    Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se investimet në QKUK po bëhen për shkaqe elektorale. Ai vlerëson se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nga shtabi komunal i koalicionit VLEN kanë bërë të ditur se ka pasur tentime për blerje votash në Kumanovë. Kjo ka ndodhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.