×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në 100 numri i viktimave të konfirmuara në Bejrut, thuhet se ka më shumë nën rrënoja

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kryetari i Kryqit të Kuq në Bejrut ka thënë se numri i përgjithshëm i viktimave të shpërthimit të fuqishëm në Bejrut ka shkuar në 100 dhe më shumë trupa të pajetë ndodhen ende nën rrënoja.

    George Kettaneh i tha televizionit LBCI përmes telefonit se Kryqi i Kuq është duke u koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e trupave të pajetë për shkak se spitalet janë të stërngarkuara, shkruan “Reuters”.

    Për më tepër, rreth katër mijë persona u lënduan nga shpërthimi masiv që ndodhi në një depo dhe e dridhi kryeqytetin e Libanit.

    Shpërthimi i së martës ishte më i fuqishmi në vitet e fundit në këtë qytet, që tashmë po vuan nga kriza ekonomike dhe rritja e numrit të rasteve të koronavirusit.

    Presidenti i vendit, Michel Aoun, tha se 2,750 tonë nitrat i amoniumit, që përdoret në fertilizatorë dhe bomba, ka qenë i vendosur në depon e portit për gjashtë vjet pa masa sigurie, duke shtuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

    Ai e ka thirrur një takim emergjent të kabinetit për të mërkurën. Zyrtarët shtetërorë nuk kanë treguar se çfarë saktësisht e shkaktoi shpërthimin shkatërrues.

    Ky shpërthim i ngjalli kujtimet e luftës civile të viteve 1970-1990 dhe pasojat e saj, kur libanezët kishin përjetuar bombardime të rënda, shpërthime veturash dhe sulme ajrore nga Izraeli.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...
    Vip23 Janar 2025
    Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të...
    Vip23 Janar 2025
    Vullneti dhe Driloni po shijojnë momentet finale brenda shtëpisë më të famshme. E derisa qëndronin në pishinë, Vullneti i tregoi Drilonit një...
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.