×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkollat, më pak të rrezikuara, studimi zbulon se ku infektohen shumica e gjermanëve

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Shumica e infektimeve me koronavirus në Gjermani ndodhin në mjedise private ose në azile të moshuarish. Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat ​e zyrat me rreziqe më të vogla.

    Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të virusit korona në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

    Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me virusin korona në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi.

    Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia. Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infektime të tjera.

    Strehimet e refugjatëve me rrezik më të madh të infektimeve

    Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.

    “Përveç infektimeve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.

    “Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambiente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të përhapet infeksioni.

    Shkollat ​​në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI. Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.

    Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars. Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.

    Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.

    RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara. Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi./dw/

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me një urim për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor. Ai...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Eventi i Superkupës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy ndeshjet gjysmëfinale. Sigal Prishtina dhe Peja është gjysmëfinalja e parë....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.