Gjuha:
×
  • Sport
  • Sport

    Shkollat e futbollit paralajmërojnë protestë para Qeverisë

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Shkollat e futbollit në Kosovë kanë paraljmëruar se do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Këtë gjë ata pritet ta bëjnë për arsye të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndalur të gjitha aktivitet sportive në vend.

    Drejtuesit e shkollave kanë njoftuar se nëse nuk ka ndonjë vendim për lejimin e këtyre aktiviteteve të marten me fillim nga ora 12:00 do të mblidhen para Objektit të Qeverisë.

    Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

    Pas perpjekjeve te vazhdueshme me institucionet perkatese per rishikim te masave per ndalimin e veprimtarise e aktiviteteve te shkollave te futbollit, nuk hasem ne mirekuptim dhe nuk pranuam asnje pergjigje, andaj jemi te detyruar ashtu si kemi paralajmeruar dite me pare, te:

    PROTESTOJME, dhe kerkojme perseri qe masat ndaluese per zhvillimin e aktiviteteve te shkollave te futbollit te terhiqen, pasi qe keto masa nuk jane aspak te arsyeshme, tregojne hapur per standard te dyfishte ne raport me masat e tjera ne nivel te vendit, jane marre pa keshillim paraprak me LRFP e FFK.

    Shkollat e futbollit te Prishtines dhe te lidhjeve rajonale te tjera e kane te veshtire t’a kuptojne logjiken, arsyen shkencore mbi te cilen baze eshte ndaluar aktiviteti i shkollave te futbollit, sidomos kur analizojme e krahasojme masat e tjera te marra ne te njejten kohe dhe per aktivitete te ngjashme ne sport e kulture.

    Se kendejmi, u vendos qe organizimi i protestes te mbahet diten e marte, me 11 gusht 2020 duke filluar nga ora 12:00 perballe nderteses se qeverise.

    Urojme qe, institucionet relevante te marrin vendim dhe te lejojne aktivitetin e futbollit me se largu deri te henen me 10 gusht 2020 ne menyre qe protesta te mos jete e nevojshme.

    Kujtojme qe veprimtaria dhe aktiviteti i futbollit eshte kontributi qe ne japim per te pasur nje shoqeri te shendetshme per te rinjte dhe femijet.

    Te gjithe, per shendet me te mire!

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport04 Qershor 2023
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi. E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas...
    Sport04 Qershor 2023
    Napoli ka mbyllur sezonin 2022/23 në Serie A si kampion të kësaj lige. Skuadra e Luciano Spalletit mposhti në ndeshjen e fundit...
    Sport04 Qershor 2023
    Napoli ka mbyllur sezonin 2022/23 në Serie A me një fitore ndaj Sampdorias me rezultat  2-0. Goli i parë erdhi në minutën...
    Të tjera
    Vip04 Qershor 2023
    Detaje të vogla janë zbuluar nga dasma magjike e Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë...
    Sport04 Qershor 2023
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi. E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas...
    Lajme04 Qershor 2023
    Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë sërish nënë e një djali. Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari përmes...
    Vip04 Qershor 2023
    Reperja Tayna, ditën e sotme ka performuar në Gjermani ku është shfaqur me plotë stil. Por, në një moment gjatë performancës asaj...
    Lajme04 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është rikthyer sërish tek ideja e shkëmbimit territorial, për të cilën çështje, ka thënë se ishte pjesë...
    Sport04 Qershor 2023
    Napoli ka mbyllur sezonin 2022/23 në Serie A si kampion të kësaj lige. Skuadra e Luciano Spalletit mposhti në ndeshjen e fundit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.