Auto&Tech

Shkencëtarët zbulojnë lindjen e një planeti për herë të parë

Shkencëtarët zbulojnë lindjen e një planeti për herë të parë
17:48 | 20 Maj 2020

Astronomët zbulojnë lindjen e një planeti, i cili është duke u formuar rreth një ylli në një sistem të ri 520 vjet dritë nga Toka, në yjësinë e Aurigës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lindja e planetit është e dukshme në imazhe, e cila u vërejt nga vëzhgimet me Teleskopin e Observatorit Jugor Evropian në Kili.

AB Aurigae është një yll i ri në yjësi që simbolizon karioterin qiellor. Ai është i rrethuar nga një disk i trashë i bërë nga gazi i ftohtë dhe pluhuri. Kur këto bashkohen në grumbuj, atëherë janë përbërësit e duhur për të bërë një planet.

These images show the disk around the young star AB Aurigae. More detail can be seen in the zoomed-in image on the right, showcasing the inner region and the bright yellow "twist" where a planet is likely being formed.

Lidhur me këtë ngjarje astronomët besojnë se mund të jetë prova e parë e drejtpërdrejtë e lindjes së një planeti.

“Mijëra ekzoplanete janë identifikuar deri më tani, por shumë pak dihet se si ato formohen”, tha Anthony Boccaletti, autor studimi dhe astronom në “Observatoire de Paris”.

“Ne duhet të vëzhgojmë sisteme shumë të reja për të kapur me të vërtetë momentin kur formohen planetët”, ka shtuar ai.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera