×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një xhel që mund të “riparojë dëmet pas një ataku në zemër”

    FrontOnline
    08 Qershor 2022

    Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një xhel të biodegradueshëm që do të përdoret për të riparuar dëmtimet në muskulin e zemrës të shkaktuar nga një atak në zemër dhe për të përmirësuar kështu shëndetin e miliona njerëzve në mbarë botën që i kanë mbijetuar një ataku kardiak.

    Pas shumë vitesh përpjekjesh, ekspertët nga Universiteti i Mançesterit, me mbështetjen e Fondacionit Britanik të Zemrës (BHF), arritën të krijojnë një substancë të veçantë që mund të injektohet drejtpërdrejt në një zemër të gjallë dhe të ndihmojë në mënyrë efektive qelizat e injektuara për të krijuar inde të reja.

    Shkencëtarët kanë shpenzuar vite duke kërkuar mënyra për të futur qeliza të reja në muskulin e dëmtuar të zemrës në përpjekje për të reduktuar rrezikun e dështimit, por historikisht, kur qelizat janë injektuar drejtpërdrejt në zemër, vetëm një për qind kanë mbijetuar.

    Xheli i sapodizenjuar arrin t’i mbajë së bashku derisa të ‘ngjiten’ me muskulin e zemrës. Xhelet përbëhen nga aminoacide të quajtura peptide, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave.

    Ato mund të injektohen në zemër në formën e një lëngu dhe më pas peptidet do të ngurtësohen përsëri, duke e bërë xhelin kompakt. Falë këtij procesi , qelizat mbahen së bashku derisa të ‘pranohen’ në zemër.

    Shkencëtarët kanë mundur të vërtetojnë te minjtë se xheli arrin të stimulojë rritjen e indeve normale të muskujve të zemrës. Xhel fluoreshent u injektua në zemrat e kafshëve dhe rezultatet zbuluan se xhel qëndroi në muskulin e zemrës për dy javë.

    Ekokardiogramet (ekografia e zemrës) dhe elektrokardiogramet (EKG, që matin aktivitetin elektrik të zemrës) te minjtë konfirmuan sigurinë e xhelit.

    Kur qelizat njerëzore të riprogramuara për t’u bërë qeliza të muskujve të zemrës iu shtuan xhelit, ato ishin në gjendje të rriteshin in vitro për tre javë, dhe më pas qelizat filluan të ‘trokasin’ spontanisht. E rëndësishme për një rezultat të suksesshëm është furnizimi me gjak që lejon qelizat e injektuara të zhvillohen në inde të reja.

    Për të marrë më shumë informacion, studiuesit planifikojnë të testojnë xhelin edhe pasi minjtë të kenë një atak në zemër për të përcaktuar nëse indet e reja të muskujve do të zhvillohen edhe atëherë.

    Studimi u prezantua në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Mançester.

    “Teknologjia e re përdor vetitë natyrore të peptidit për të zgjidhur potencialisht një nga problemet që e ka penguar këtë lloj terapie për vite me radhë,” tha profesor James Leiper , ndihmësdrejtor i Fondacionit Britanik të Zemrës.

    “Nëse përfitimet e teknologjisë së re rezultojnë efektive në kërkime të mëtejshme , dhe më pas te pacientët, xhel të tillë mund të bëhen një komponent i rëndësishëm i trajtimeve të ardhshme që do të riparojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet në zemër”, shpjegoi ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Anisa dhe Driloni kanë diskutuar për afrimin e vajzave karshi tij....
    Vip29 Nëntor 2024
    Driloni ka vazhduar të diskutoj me Gresën për çështjen e puthjes dhe përqafimeve, sipas tij me zor. Ai i tha asaj që...
    Vip29 Nëntor 2024
    Pas situatës tensionuese kur Xheneta dhe Gresa provokuan Drilonin duke iu afruar dhe tentuar ta puthnin, e siç e quanin ato prank...
    Vip29 Nëntor 2024
    Driloni i ka thënë Gresës që gjithçka bën për lojë. Sipas tij, edhe Vullneti e ka kuptuar se cila është loja e...
    Vip29 Nëntor 2024
    Derisa Xheneta dhe Gresa provokuan Drilonin duke iu afruar dhe duke tentuar ta puthnin, e më pas e akuzuan se po i...
    Vip29 Nëntor 2024
    Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Gresa përmes një shakaje kanë tentuar ta puthin Drilonin. Kjo vjen pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.