×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gashi: Në historinë e luftrave ballkanike, nuk u përfshinë krimet serbe ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Publicisti Shkëlzen Gashi ka hedhur kritika të ashpra ndaj autorëve të cilët punuan në projektin përmbledhës së historisë së vendeve ballkanike.

    Gashi deklaroi se në projektin e historisë së përbashkët nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, nuk është arritur të prezantohet as gjëja më themelore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njofton Klan Kosova.

    ”Kur prezantohet Rilindja Kombëtare Shqiptare, të prezantohet më denjësisht”.

    ”Të thuhet se Synimi i kësaj Rilindje Kombëtare Shqiptare, ishte krijimi i një shteti të pavarur shqiptar në të gjitha hapësirat e banuara me shqiptarë”.

    ”Mirëpo arritja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte një shtet i pavarur dhe sovran sa gjysma e atyre territoreve”.

    Ai përmend gjithashtu edhe mënyrën se si trajtohet themelimi i shteteve dhe kombeve në Europën Juglindore.

    ”Për secilin shtet prezantohet se cilat ishin synimet, dhe cilat ishin arritjet. Por, për shqiptarët diçka të tillë nuk ka, nuk ka asgjë. Është dashur të ketë”.

    Në këtë projekt, në Rubikon me Adriatik Kelemendin, Shkëlzen Gashi thotë po ashtu se nuk përmendet asnjë kryengritje e shqiptarëve prej vitit 1878 e deri më 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

    ”Përmenden të shteteve të tjera, por jo edhe të Kosovës”.

    ”Ajo që më shqetëson më së shumti është se mungojnë këto të dhëna në këtë libër për dëbimin masiv të shqiptarëve prej Serbisë, prej trevave të Sanxhakut të Nishit. Kurse në librat që hartojnë në Kosovë, numrin e të shpërngulurve jo që  e prezantojnë, por e dyfishojnë. Duhet të prezantohen shifra të sakta”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Kroacia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo esenciale për në Serbi për shkak të...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Një aksident ka ndodhur sonte në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalur kështu nga rruga....
    Vip23 Janar 2025
    Tre muaj pasi do të kryhet Big Brother dhe fillojnë të harrohen sendet për çfarë do të të mbajnë mend njerëzit?”, ishte...
    Vip23 Janar 2025
    Xheneta dhe Vullneti kanë diskutuar për finalen e madhe të ditës së nesërme të Big Brother VIP Kosova 3. Të dy diskutonin...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.