×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washington DC takimet e shumta me nivelet më të larta të politikëbërjes amerikane.

    Ai gjatë ditës ka zhvilluar biseda me senatorë, kongresistë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve amerikane të pushtetit, nga të dyja blloqet politike, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike.

    Afaristi Devolli ka pasur takime me senatorin John Cornyn, kongresistët republikanë nga Texasi Michael Thomas McCaul Sr., Nathaniel Quentin Moran, August Lee Pfluger dhe Elizabeth Ann Van Duyne, si dhe kongresistin demokrat Henry Cuellar, po ashtu, nga shteti i Texasit.

    Me të gjithë këta zyrtarë amerikanë, Devolli ka folur për ekonominë dhe politikën në relacionin Kosovë – SHBA, duke kërkuar që Kosova të jetë e renditur lart në agjendën e politikës së jashtme amerikane edhe gjatë presidencës së dytë Trump.

    Një ditë më herët, sipërmarrësi Devolli ka takuar edhe shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, me të cilin kishte biseduar për gjendjen në Kosovë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Ilir Deda ka shprehur shqetësimin që në Kosovë mund të ndodhë sikur në Bullgari ku kishte pasur disa zgjedhje të përgjithshme...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Festa ka nisur në Gjilan...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, partia Za Slobodu Pravdu i Opstanak e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.