Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkeljet e të drejtave të njeriut, Qelaj e dorëzon raportin në Kuvend e Kosovës

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Shkeljeve që kanë ndodhur në Kosovë për 12 muaj, e rekomandimeve të Avokatit të Popullit mezi iu vjen fundi në raportin 232 faqesh të këtij institucioni për vitin 2022.

    Dhuna në familje, vrasjet, me theks të veçantë ato të grave, proceset gjyqësore të stërzgjatura janë vetëm disa prej çështjeve që zënë vend në raport.

    Si shumë shqetësuese vlerësohen rastet dhunimeve seksuale, sidomos ndaj të miturave.

    “Dhuna në familje dhe vrasja e grave vazhdon të jetë një nga problemet e vazhdueshme të shoqërisë sonë. Gjithashtu në këtë vit, tepër shqetësuese ishin rastet e dhunimeve seksuale të vajzave të mitura. Autoritetet kanë dështuar t’i ndërmerrnin të gjitha masat për mbrojtjen e jetës së grave – viktima të dhunës në familje, edhe pse vazhdimisht ua kemi tërhequr vëmendjen për përgjegjësinë dhe detyrimin që kanë për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës, mbrojtjen nga dhuna në familje dhe nga dhuna në baza gjinore”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

    1 mijë e 595 qytetarë, janë ankuar te Avokati të Popullit, me pretendimet se u janë shkelur të drejtat në raste të ndryshme.

    “Nga analiza e ankesave të paraqitura nga qytetarët, sipas kategorive kushtetuese të të drejtave dhe të lirive të njeriut, vërehet se numri më i madh i tyre kanë të bëjnë me: të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm; të drejtën për mjete juridike; të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit; mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen e pronës; barazia para ligjit; të drejtat e fëmijës; e drejta për arsimin etj” thuhet në Raportin e Avokatit të Popullit në faqe 14.

    Shkelje ku preken sërish gratë, Avokati i Popullit e cilëson edhe trajtimin në rastet e abortit.

    “Shumica e grave dhe vajzave nuk janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme në institucione shëndetësore publike në Kosovë, veçmas në rastet e abortit dhe kujdesit pas abortit.” Një konstatim i tillë ka dale si rezultat i të gjeturave nga hetimi që ka treguar për pritjet e gjata për trajtim, mungesa e terapive adekuate, mungesa e dedikimit të kohës për pacientë, trajtimi i padinjiteshëm në mungesë të hapësirave të nevojshme, mungesa e privatësisë, e konfidencialiteti”, ka shtuar në Raport Avokati i Popullit.

    Në disa raste janë shkelur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si ajo e lirisë së lëvizjes, ku në raport nuk mbetet pa u përmendur veriu i vendit.

    “Avokati i Popullit i ka ndjekur me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar si pasojë e vendosjes së barrikadave. Avokati i Popullit nëpërmjet komunikatës për media ka theksuar se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ka vlerësuar se duhet të rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe të lirive të njeriut të garantuara më Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar në raport Avokati i Popullit.

    Raporti përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati i Popullit, por edhe opinione dhe propozime për ndërmarrjen e masave vetëdijësuese në lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Ky raport i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës të premten.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Lajme29 Maj 2023
    Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës. Të paktën...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.