Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkelën masat antiCovid, ndëshkohen me gjobë 1 mijë e 710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

    Ndëshkohen me masë administrative, 1 mijë e 710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh që u konstatuan duke mos i respektuar këto masa gjatë fundjavës.

    Masë administrative edhe për 38 qytetarë dhe 3 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë.

    Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1710 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

    Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

    Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë, për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 3 subjekte ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

    Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 38 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

    Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./tch/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Të paktën shtatë persona janë vrarë nga bombardimet ruse gjatë natës në Ukrainën veriore dhe lindore, kanë thënë zyrtarët rajonalë. Shërbimet e...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një hotel shtatëkatësh në Stamboll është përfshirë nga flakët mëngjësin e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të lënduar. Zjarri në...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...
    Lajme24 Mars 2023
    Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Mjeku në Klinikën e Urologjisë, Liridon Selmani, ka reaguar pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten e vizitoi këtë Klinikë...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një hotel shtatëkatësh në Stamboll është përfshirë nga flakët mëngjësin e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të lënduar. Zjarri në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 30-vjeçar është goditur me thikë në një autobus në Las Vegas. Në video,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.