×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet Basri Sejdiu

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Bordi i ShSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm , Basri Sejdiun.

    Në vend të tij infektologu Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, raporton Front Online.

    Ai është caktuar pas shkarkimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

    “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë”, thuhet në njoftimin e Bordit.

    Shkarkimi i Sejdiut vjen pas gjetjes së shumë shkeljeve ligjore nga auditori i brendshëm i SHSKUK-së. Raporti ka gjetur se në SHSKUK ka mungesë të theksuar të kontrollit financiar, ku janë bërë blerje pa njësi kërkuese, janë pranuar fatura dhe mallra pa urdhërblerje si dhe para se të bëhej zotimi i mjeteve.

    Auditori i brendshëm ka gjetur se SHSKUK kishte planifikuar vetëm 4 mijë euro për marketing, por ishin shpenzuar 135 mijë euro, si dhe 137 mijë tiketa të humbura të parkingut.

    Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj ka gjetur shkelje serioze në shpenzimin e buxhetit. Auditori ka gjetur se QKUK ka shpenzuar mbi 58 mijë euro për blerjen e pajisjeve të IT-së me vlera individuale nën 1 mijë euro.

    ZKA ka gjetur se QKUK kryer procedurë të negociuar për pastrimin e hapësirave të brendshme në blerë 362 mijë euro për tre muaj. Ky tender ishte dashur të realizohej në muajin prill të vitit 2019, por ishte vonuar deri në përfundimin e kontratës së rregullt në nëntor, e më pas ishte realizuar kontrata e negociuar.

    ZKA ka raportuar se në QKUK ishin blerë pajisje në vlerë 174 mijë euro, por ato nuk ishin futur në përdorim deri në 2 vite aq sa është afati i garancionit të tyre.

    “Sipas kushteve të kontratës kornizë “Furnizim me pajisje mjekësore -5” operatori ekonomik ka për obligim të bëjë instalimin dhe funksionalizimin e pajisjeve me një afat të garancionit të tyre prej dy (2) viteve. Pajisjet ishin pranuar dhe paguar në vlerën totale të kontratës11 në muajin Nëntor 2019. Gjatë ekzaminimit fizik të pajisjeve kemi vërejtur se një pjesë e pajisjeve në vlerë prej 174,000€ nuk janë instaluar dhe funksionalizuar por gjendeshin në depo të QKUK-së. Kontrata ishte kornizë dhe kishte fleksibilitet sa i përket porosive”, thuhet në raportin e ZKA-së./Front Online

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policisë ka u ka uruar mirëseardhje...
    Lajme18 Prill 2024
    Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli për ndalimin...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo,...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Marecit në përvjetorin e saj. Haradinaj...
    Kronika18 Prill 2024
    72 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 21 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 51...
    Lajme18 Prill 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas ndalimit të djeshëm të qytetarëve të Kosovës nga ana e autoritetet serbe në kufirin mes...
    Lajme18 Prill 2024
    Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii. Ai është ndaluar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.