×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohen dy anëtarë të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

    Në një konference për medie ata kanë treguar se anëtarët e shkarkuar janë Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së.

    Lidhur me këtë anëtari i Bordit të NPB-së Bekim Pireva tha se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e marrjes së vendimit për të shkarkuar Hajdar Hoxhën në cilësinë e kryeshefit, dhe pas dërgimit për të protokolluar këtë shkarkim janë penguar nga Kuvendi Komunal i Aksionarëve të cilët si kundërpërgjigje e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të NPB ky kuvend ka shkarkuar dy anëtarë të tjerë të kësaj ndërmarrje.

    “Validimit të vendimit tonë, ku më datën 14.10.2021 kanë vendosur për shkarkimin e kryeshefit të ndërmarrjes. Unanimisht kemi vendosur për shkarkimin e tij, por të njëjtin vendim nuk kemi pasur mundësi ta bënim këtë pasi nuk ishin personat e autorizuar që t’i kumtohet ky lajm kryeshefit, arsyeja e shkarkimit ka qenë neglizhenca e kryeshefit në punët në lagjen “Lakrishte”, mosrespektimi i fjalëve të dhëna dhe dëmet e kësaj ndërmarrje”.

    Ai fton organet kompetente që të merren me rastin dhe situatën e tensionuar në këtë ndërmarrje.

    Mes tjerash avokati Skender Musa tha se në vendim nuk jepen as arsyet e shkarkimit të këtyre dy anëtarëve të bordit.

    “Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit të dy anëtarëve të bordit, dhe kanë të drejtë ankese pavarësisht se këta dy anëtarë nuk kanë parë drejtën e ankesës, dhe ne do ta shqyrtojmë prapë këtë vendim”, tha ai.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.