×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkimi i Agim Veliut, reagon Isa Mustafa

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbrëmë ka vendosur që kryetar i Degës së LDK-së, e po ashtu edhe kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës të jetë, Ekrem Hyseni.

    E, me vendosjen  e Hysenit në pozitën e kryetarit të degës së LDK-së, Agim Veliu nuk do të jetë më kryetar i kësaj dege, shkruan FrontOnline.

    Për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Front Online, ka folur ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Mustafa, ka thënë se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mbrëmë.

    Madje ka shtuar se kjo nuk i bën aspak mirë LDK-së, dhe është një komplikim i situatës.

    “Nuk e kam as vet të qartë se çfarë ka ndodhur në rastin e Podujevës. Është një komplikim pa nevojë i situatës atje që nuk i bën mirë LDK-së”, ka thënë Mustafa për FrontOnline.

    Mustafa, është pyetur edhe për kandidatët për kryetar të komunave që janë zyrtarizuar në mbrëmjen e djeshme nga kjo parti, por nuk ka dhënë përgjigje.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë , por se është vetëm kalim i kompetencave.

    Sipas tij, kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

    “Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka deklaruar Abdixhiku, shkruan FrontOnline.

    Agim Veliu, vendimin e LDK-së e ka quajtur ilegal, duke thënë se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

    “Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e mi tejkalu të gjithat. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedhë, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë është Kuvendi”, ka thënë Veliu.

    Ai është shrehur se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë./FrontOnline

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.