×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit, shkruan baz.ch.

    Kjo tani ka thënë fjalën e fundit: Kosovari mund të qëndrojë në Zvicër.

    Kosovari 33-vjeçar, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1994, është dënuar disa herë për delikte të ndryshme, përfshirë edhe për krime të dhunshme, transmeton albinfo.ch. Në gusht të vitit 2015, Zyra e Migracionit e Kantonit Baselland i kishte hequr atij lejen e qëndrimit dhe kishte marrë vendimin për dëbim të tij nga vendi.
    Por ai ka rezistuar duke e shtyrë çështjen shkallë-shkallë deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

    Të mërkurën e javës së kaluar, Gjykata Kantonale, e cila, sipas vendimit të Gjykatës Federale duhej të rivlerësonte çështjen, vendosi që kosovari të mund të qëndronte në Zvicër.

    Sipas raporteve mjekësore, personi në fjalë vuan nga inteligjenca e kufizuar si dhe nga një çrregullim ankthi, i shoqëruar me sulme paniku. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, nuk mund të pritet që ai bëjë jetë të pavarur apo të fillojë nga e para jetën në Kosovë, siç ka vendosur Gjykata Kantonale të mërkurën.

    Vendimi për dëbim, i cili i ishte shqiptuar në korrik të vitit 2018, tani është revokuar.

    Varësi nga rrjeti familjar

    Gjykata Kantonale tani ka arritur në përfundimin se 33 vjeçari nuk është në gjendje të jetojë i pavarur. Edhe pse ai, si baba i dy fëmijëve jeton i ndarë nga nëna e tyre, kosovari është “integruar në familjen e gjerë” dhe varet nga ndihma e tyre.

    Një dëbim për të “do të ishte dënim me vdekje”, citon baz.ch motrën e burrit, përcjell albinfo.ch. Edhe ish gruaja e tij, nëna e fëmijëve të përbashkët, ka deklaruar se fëmijët e tij e donin atë. “Nuk dua që ata të rriten pa baba”, ka thënë ajo.

    Në fund, në vendimin e shqiptuar gjyqësor, argumentet personale (paaftësia për jetë të pavarur) kanë peshuar më shumë se precedenti penal dhe mungesa e integrimit ekonomik të kosovarit.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Pas triumfit në derbi, i cili vlente më shumë për Interin pasi u kurorëzua kampion i Italisë, Kristjan Asllani foli si tifoz...
    Lajme23 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. “Xhevat...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme23 Prill 2024
    Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”. Megjithatë, pas...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.