Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaku i pandemisë, anulohen seancat gjyqësore për rastin “Veteranët”

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Me fjalën përfundimtare të palëve, këtë javë ishte paraparë të përfundojë gjykimi në rastin e njohur si “Veteranët”.

    Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.

    Mirëpo, përfundimi i gjykimit në këtë rast ka mbetur peng shkaku i pandemisë së COVID-19.

    Kjo pasi që, seancat e parapara të mbahen për këtë rast të martën dhe të mërkurën janë anuluar.

    Nga zyra e kryetares së trupit gjykues për këtë rast, Nushe Kuka-Mekaj, kanë bërë të ditur se seancat janë anuluar pasi që dy gjyqtarë dhe dy avokatë që janë të angazhuar në këtë rast, janë në vetizolim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, më 15 tetor të këtij viti, të akuzuarit kishin përfunduar mbrojtjen e tyre në këtë rast.

    Agim Çeku, Shkumbin Demaliaj dhe Sadik Halitjaha ishin përgjigjur në pyetjet e bëra nga avokatët dhe prokurorët, kurse Shukri Buja, Rrustem Berisha dhe Ahmet Daku ishin përgjigjur vetëm në pyetjet e avokatëve të tyre ndërsa kishin refuzuar të përgjigjeshin në pyetjet e prokurorëve.

    Kurse, Nuredin Lushtaku, Qelë Gashi, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari ishin mbrojtur në heshtje.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin të vitit 2019.

    Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë, raporton”.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin  e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

    Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

    Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  88.769.217.04 euro.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga e hëna më 27 mars. Sipas njoftimit...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken. Siç ka shkruar...
    Lajme23 Mars 2023
    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është “marrëveshja më e keqe” që...
    Të tjera
    Vip23 Mars 2023
    Cameron Diaz nuk do të kthehet më në Hollywood pasi njerëzit e afërt të saj kanë zbuluar se ajo nuk mund të...
    Lajme23 Mars 2023
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për mashtrim pas debatit lidhur me marrëveshjen e Ohrit në...
    Lajme23 Mars 2023
    Platforma “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Drejtësi në solidarizim dhe...
    Lifestyle23 Mars 2023
    Ushqimet që nuk mund t’u rezistoni të listuara nga shkencëtarët pas kërkimeve, për të paraqitur ushqimet më të varura që konsumojmë. Vullnetarët...
    Lajme23 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion tek oborri i Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit kanë shkruar “edhe asi”, “edhe...
    Sport23 Mars 2023
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Agim Ademit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Kryetari i Federatës së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.