×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaku i pandemisë anulohen dy seancat e caktuara për rastin e dallavereve me viza italiane

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Për shkak të pandemisë COVID-19, janë anuluar dy seancat e parapara të mbahen të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Vizat italiane”, i cili rast është duke u gjykuar në dy pjesë.

    Paraditen e së hënës ishte paraparë të mbahej seanca në procedurën e veçuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe tre personave të tjerë, të akuzuar për krim të organizuar lidhur viza italiane, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, pasdite ishte paraparë të mbahej seanca ndaj të akuzuarve tjerë, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

    Në këtë rast, Ukë Rugova, Astrit Haraqija e tre të akuzuarit tjerë janë duke u gjykuar ndaras, pas veçimit të procedurës ndaj tyre, pasi sipas gjykatëses Naime Krasniqi-Jashanica, me këtë formë gjykimi do të jetë më efikas.

    Gjykatësja Krasniqi- Jashanica ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” se seancat e së hënës janë anuluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia globale, COVID-19.

    Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 30 gusht të vitit 2016, Ukë Rugova dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

    Të pafajshëm ishin deklaruar edhe në seancën e mbajtur më 11 janar të vitit 2017. Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 16 maj të vitit 2016, e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza Shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

    Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.

    Dispozitivi tjetër i aktakuzës ngarkon Rugovën edhe për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve, ku në rezidencën e tij janë gjetur një pistoletë dhe dy karikator.

    Aktakuza që ishte përpiluar nga prokurori Allen Cansick, thekson se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me vizat ku përfshihet edhe emri i ish–ambasadorit Italian në Kosovë, Michael Giffoni.

    Bashkë me Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

    Prokuroria pretendon se ky grup, siç e cilëson kriminal, kishte për qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza Shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, dështimin në realizimin...
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.