[wp-story]

Lajme

Shkaku i grevës u vonuan disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i veprimeve

Shkaku i grevës u vonuan disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i veprimeve
19:15 | 19 Gusht 2019

Për një orë, të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë ndërprerë disa shërbime.

Me kërkesat që t’u sigurohet kompensimi dhe benefite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa të përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës, punëtorët e aeroportit që nga ora 8, deri në orën 9 kanë mbajtur grevë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, ka thënë se nëse menaxhmenti nuk reflekton, greva do të vazhdojë edhe të martën e të mërkurën. Ajo do të zgjerohet tërë ditën.

Por, ata qytetarë të cilët po prisnin që të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës, kanë thënë se kjo grevë shkaktoi tollovi dhe vonesa në fluturimet e tyre.

Ndërsa, sipas zyrtarëve të aeroportit, tollovitë dhe vonesat e shumta në fluturime kanë ndodhur, pasi njëri nga grevistët ilegalisht, e ka ndërprerë shiritin e valixheve.

Ndërsa, sinidkalistët kanë thënë se menaxherët janë mundur që punonjësit t’i detyrojnë ta vazhdojnë punën, përkundër që kanë qenë në grevë.

Punëtorët e Aeroportit kanë paralajmëruar për ditën e martë zgjatje të grevës në dy orë.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera