×
  • Lajme
  • Lajme

    Shiti pronat e Kosovës në Bosnjë e Mal të Zi, Gjykata merr vendim për kosovarin

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Sh.M, i cili dyshohet se ka shitur prona të Kosovës që janë nën menaxhimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit e që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

    Ai dyshohet për kryerjen e tri veprave penale: Mashtrimi, Falsifikim i dokumentit dhe Prezantim i rremë.

    Për caktimin e kësaj mase, Gjykata ka thënë se ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer dhe se me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit SH.M, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshjë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme dhe ka përdorur nënshkrimin si person i autorizuar nga AKP për shitjen e këtyre pronave.

    I njëjti është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.

    ““PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me  26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje  të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën  menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin  si person zyrtar  i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë  dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

    Komunikata e plotë e Gjykatës:

    Prishtinë, 28 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdimësi Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale në vazhdimësi Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale Prezantimi i rremë si person zyrtar nga neni 409 par.2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit SH.M, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshjë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me...
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.