×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shifrat e fundit janë një kambanë alarmi: Kriza globale e Covid-19 nuk i është afruar fundit

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Adam Tooze, The Guardian

    U deshën më shumë se tre muaj që bota të regjistronte 1 milion raste me  Covid-19.

    Ndërsa 1 milion rastet e fundit u konfirmuan brenda një jave, duke  çuar numrin e të infektuarve në 10 milion.Të dielën më 28 Qershor, bota regjistroi më shumë se 190,000 raste të reja në një ditë të vetme, një rekord i ri.

    Nuk duhet të fokusohemi tek shifrat. Ne po testojmë më shumë se kurrë kështu që numri i të infektuarve pritet të jetë më i lartë. Ajo që ka rëndësi është ato që na tregojnë shifrat: dhe kriza ende nuk ka mbaruar.

    Jemi  kaq larg fundit. Pavarësisht se Azia Lindore dhe  Europa po i rikthehen normalitetit, vrulli i virusit në nivel global ende nuk ka përfunduar.Dhe kjo nuk është “vala e dytë” e famshme që po përflitet. Kjo është ende vala e parë që po përhapet në 7.8 miliardë banorë të botës, raporton abcnews.al

    Pyetja është se a kemi imagjinatën politike, simpatinë për të ndaluar këtë krizë në nivele botërore? A mundet që  qeveritë në Europë dhe Azi, ku virusi është disi nën kontroll  të bashkohen për të zgjidhur krizën globale në pjesën tjetër të botës?

    Kjo ishte e qartë që në Janar të vitit 2020. Nuk ka nevojë këtu për të përmendur reagimin e  vonë të qeverive.

    Çështja është se perëndimi e trajtoi virusin në Wuhan si një problem që nuk do të prekte pjesën tjetër të  botës dhe këtë gjë e bëri edhe më tepër  nga përgjigja “totalitare” e Kinës.

    Thelbi është se perëndimi e trajtoi krizën në Wuhan si një problem të largët dhe ekzotik, duke u arsyetuar me reagimin “totalitar” të Kinës. Ne folëm për një “moment Çernobili” për regjimin e presidentit Xi, si të ishte duke u folur për një krizë të ndodhur në 1980-ën në një qytet në hije, në Ukrainë prapa perdes së hekurt. Në vend që të flisnim për një sëmundje shumë infektuese që po përhapej në një nga zonat më dinamike në botë. Modeli duhej të kishte qenë Chicago dhe jo Çernobil.

    Londra dhe New York, të cilat mbështeten në statusin e tyre si “qytete botërore”, nuk e vlerësuan krizën në Wuhan si  një çështje me shumë rëndësi, raporton abcnews.al

    Në SHBA, dështimet në menaxhimin e koronavirusit në shkurt dhe mars nuk ishin aq shumë sa në Washington DC. Kalifornia u izolua por New York nuk e bëri. Ne tashmë i kemi parë rezultatet. New York ka konfirmuar të paktën 31,484 viktima vetëm dje.

    Jo vetëm për keqmenaxhimin e krizës por vlerësimi ynë  për mënyrën se si bota u përball me koronavirusin ishte e ndryshme, raporton abcnews.al

    Vendet  që ishin më pranë Kinës, të cilat kanë pasur përvojë  në menaxhimin e viruseve si në rastin e virusit Mers arritën të kontrollonin disi përhapjen e koronavirusit. Ne i  quajmë ata “tigra aziatikë”.

    Është koha për të vlerësuar edhe njëherë shifrat  dhe të përballemi me faktet. Koreja e Jugut dhe Tajvani kanë treguar shifrat reale që në fillim. Në të vërtetë, ata ia kanë kaluar pjesës më të madhe të perëndimit për sa i përket menaxhimit të koronavirusit, teknologjisë dhe sigurisë që i kanë ofruar qytetarëve të tyre.

    Singapori, Zvicra dhe Norvegjia ishin model  për menaxhimin e krizës së koronavirusit.

    PBB-ja për frymë e Tajvanit është në një nivel me atë të vendeve më të pasura europiane si Gjermania dhe Suedia.

    Koreja e Jugut është në të njëjtin nivel me Spanjën, Mbretërinë së Bashkuar dhe Zelandën e Re. Covid-19 është një thirrje për tu zgjuar nga gjumi, për të ndryshuar renditjen në rang botëror.

    Ndërsa pjesa tjetër e botës po ecën përpara, problemi për historitë e suksesit, përfshirë Kinën, ka qenë mbajta nën kontroll e virusit nga vendet jashtë saj.

    Duke filluar nga shekulli XIX, shtetet europiane ndërtuan një regjim global të shëndetit publik me objektiv të qartë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të tilla si kolera dhe ethet e verdha nga Azia dhe Afrika perëndimore, raporton abcnews.al

    Në vitin 2020 Azia kishte frikë nga infeksioni që po vinte nga Europa.

    Ndërkohë që virusi po përhapet në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azinë Jugore, po kërcënohet një hierarki e re. Sëmundja do t’i ndajë ato vende që janë të pasura dhe ato vende që mund ta përballojnë virusin nga pjesa tjetër e botës. Covid-19 mund të bëhet një nga ato “sëmundje e vendeve të varfra” që vret mijëra  çdo vit. Mendoni malarian apo turberkulozin, por më shumë infektive dhe mendoni se çfarë distancimi social mund të kërkojmë në rastin e tyre.

    Implikimet për shoqëritë tona multietnike, janë të ashpra. Meksiko-amerekanët përbëjnë afërsisht 11% të popullsisë së SH.B.A., ndërsa latinët 18%. Ndërsa  Amerika Latine përbën 53% të vdekshmërisë globale . Në fakt përhapja e Covid-19 në jug të kufirit amerikan  duhej të ishte një përparësi urgjente për SH.B.A. Trump sigurisht që do të shfrytëzojë fatkeqësinë për qëllimet e tij ksenofobe. Por cila është përgjigjja progresive?

    Arsyeja e vetme që SHBA-të  nuk dominojnë plotësisht në statistikat globale të vdekshmërisë tani është se numrat po rriten  në Indi dhe Afrikë. Nëse vazhdon më këtë ritëm, ky përshkallëzim do të paraqesë sfida të mëdha për punëtorët migrantë dhe familjet e tyre, pasi rregullat e karantinës kufizojnë udhëtimin dhe rritja e papunësisë ndërpret flukset e dërgesave, raporton abcnews.al

    Kriza që Covid do të shkaktojë tek vendet e varfëra do të ketë pasoja afatgjata. Kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë tek institucione të tilla si FMN(Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe Banka Botërore.

    Pandemia globale tani është e plotë, le të rikujtojmë se pjesa më e madhe e botës u vendos në izolim në mars.

    Numri i lartë i vdekshmërise dhe në rritje  mund të sjellë një bllokim të dytë. Nëse  mbajtja nën kontroll e virusit në Europë apo në Kinë nuk do të funksionoj fokusi  do të jetë  testimi masiv me kosto të ulët, duke përfshirë ilaçet kryesore për të gjithë. Kostot janë të larta, por jashtëzakonisht të përballueshme.

    Me masat e rrepta  nga Trump, çështja e Covid-19 në SHBA si dhe në sfidat e tjera globale siç është klima është nëse Azia dhe Evropa do të bashkohen për një qëllim të përbashkët.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.