×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shi, breshër e stuhi në Zvicër: 25 mijë rrufe deri në orën 23:00

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    MeteoNews ka numëruar 25,000 rrufe në të gjithë Zvicrën deri në orën 23:00, të premten. 4500 në Kantonin e Bernës, 3500 në atë të Cyrihut.

    Në regjionin Berner Oberland në mbrëmjen e të premtes ka mbretëruar një mot i ligë me stuhi të forta, me rrufe dhe breshër. Qyteti Interlaken ka vendosur një rekord të ri shiu. Sipas MeteoSwiss, sasia e shiut atje ka qenë 42,1 milimetra brenda 30 minutash.

    Shi i madh ka rënë edhe në Frutigen. Brenda 10 minutash atje janë regjistruar 15,7 milimetra shi, transmeton albinfo.ch Në Wädenswil në Liqenin e Cyrihut, ka rënë 57.6 milimetra shi brenda një ore – gjithashtu një rekord i ri, ka shkruar SRF Meteo të premten në mbrëmje.

    Rreth 25,000 rrufe

    Shtrëngatat janë shoqëruar me breshër të fortë. Në të njëjtën kohë, temperatura ka rënë nga 27 në 17 gradë. Në përgjithësi, MeteoNews ka numëruar 25,000 rrufe në të gjithë Zvicrën deri në orën 23:00, të premten. Në kantonin e Bernës kishte 4500 sosh ndërsa në atë të Cyrihut, rreth 3500 rrufe.

    Para mesnatës, sipas radarit të motit MeteoSwiss, stuhitë ende ishin aktive në kantonin e Cyrihut. Gjatë natës situata u qetësua.

    Zjarr në një shtëpi në Wädenswil

    Një ndërtesë banimi në Wädenswil ka marrë flakë të premten në mbrëmje, mendohet për shkak të një goditje rrufeje. Janë regjistruar dëme materiale prej mbi 100,000 frangash. Nuk pati të lënduar, përcjell albinfo.ch. Brigada e zjarrfikësve ka shkuar atje rreth orës 10.30 të mëngjesit dhe ka vendosur shpejt flakët nën kontroll.

    Rreth dhjetë banorë që u prekën nga zjarri i shtëpisë duhej të evakuoheshin. Apartamenti në papafingo nuk është më i banueshëm.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.