×
  • Vip
  • Vip

    “Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

    FrontOnline
    12 Mars 2025

    rej disa ditësh, Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjetet sociale dhe në media, pas një deklarate tronditëse që ngriti pikëpyetje mbi operacionin e saj të premtuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3.

    Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për të cilën u bë shumë zhurmë gjatë spektaklit, nuk ishte realizuar ende. Megjithatë, ajo nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të zbulohej shumë shpejt.

    @aan1se Soon keni me kuptu shum sene cka kan ndodh kto kohe #foryoupage #anisaveseli #fyp ♬ original sound – 🐊

    Të enjten pasdite, Anisa Veseli thuhet se është parë në stacionin policor numër 4 (Jugu), duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi situatën. Sipas burimeve të sigurta të Prive, aty ka qenë e pranishme edhe L.K. drejtuesja e kompanisë që kishte marrë përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale të Anisës.

    Ende nuk dihen arsyet e sakta të pranisë së tyre në polici, por fakti që ky takim ndodh pas deklaratave të Anisës, ka shtuar spekulimet se mund të kemi të bëjmë me një denoncim ose një përplasje ligjore mes palëve.

    Anisa ka lajmëruar ndjekësit e saj se e gjithë skema e mashtrimit do të dalë në dritë të premten në emisionin investigativ “Piranjat”.

    “Këtij shfrytëzimi që kanë dashur të më bëjnë ‘në kurriz’ të dhimbjes time, do t’i vijë fundi”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të trondisë opinionin publik.

    Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me premtimin për operacionin dhe a ka pasur vërtet një mashtrim të qëllimshëm ndaj këngëtares? Përgjigjet pritet të vijnë shumë shpejt. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip18 Mars 2025
    Finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu është ”arratisur” në Dubai. Sipas mediave modelja atje ka shkuar me të dashurin e saj të ri,...
    Vip18 Mars 2025
    Reperi Gjesti duket se po kalon disa nga ditët më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Një video e...
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.