×
  • Kronika
  • Kronika

    Sherr në një motel në Kosovë, goditet me veturë një burrë teksa ishte me të dashurën

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Një konflikt verbal i para disa ditëve mes disa personave ka eskaluar mbrëmë pas mesnate në njërin nga motelet në rrethinë të kryeqytetit.

    Një person dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë nga një person tjetër dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

    Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur ngjarja dhe ju sjellë detajet.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, një 29-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

    Sipas informacioneve të para, viktima është goditur nga i dyshuari me veturë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën në motelin Flamingo në Çagllavicë.

    Konfliktit mes tyre dyshohet se i ka parapritë një zënkë verbale që palët kishin pasur gjatë ditës së djeshme, te një motel tjetër.

    Kjo siç duket e shtyu të dyshuarin t’i qërojë hesapet dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, teksa viktima pas raportimit të rastit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H.,...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.