Lajme

Shërohet Lumir Abdixhiku

Shërohet Lumir Abdixhiku
12:37 | 20 Korrik 2020

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka fituar betejën me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai ka falënderuar të gjithë për kujdesin, ndërsa tha se po i kthehen normalitetit.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, shkroi Abdixhiku.

Më mirë në Kosovë se në Gjermani

Të tjera