×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Për koalicion kemi biseduar edhe me PDK-në edhe me LDK-në

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate thotë se në zgjedhjet e kaluara u mundua nxjerrja e kësaj partie nga parlamenti siç tha “nëpërmjet kontrabandimit të votave nga Serbia”.

    Prandaj sipas tij, partia e Fatmir Limajt duhet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit.

    “Nisma gjithsesi duhet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme sepse ne konsiderojmë se janë diku rreth 35 mijë votues të cilët do të ishte mëkat nëse nuk do të përfaqësoheshin në legjislaturën e ardhshme. Prioritet duhet të jetë që zëri i këtyre njerëzve të jetë në parlament’, tha Sherifi në Pressing.

    Sherifi tregoi se ata ende nuk kanë vendosur se si do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

    “Janë tre opsione të mundshme: Një koalicion rreth Nismës me disa parti të tjera, pak a shumë si në zgjedhjet e kaluara. Një koalicion i mundshëm me partitë më të mëdha”, theksoi ai.

    “Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK’në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto këto tre opsione kemi në tavolinë’, tha Sherifi.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.