[wp-story]

Lajme

Shenjat e trafikut të vendosur krejt gabimisht në Kosovë ua rrezikojnë jetën

Shenjat e trafikut të vendosur krejt gabimisht në Kosovë ua rrezikojnë jetën
22:59 | 12 Janar 2020

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues, ndërsa vitin që lamë pas ka pasur edhe mjaftë viktima.

Derisa sa në shumicën e rasteve ato vijnë si pasojë e pakujdesisë, por edhe duke mos iu përshtatur kushteve dhe rregullave të trafikut, por jo gjithmonë faji mbetet tek shoferët.

Në rrugët e Kosovës, janë të vendosura disa shenja të komunikacionit, të cilat bien ndesh pikërisht me rregullat e komunikacionit, ku sipas ekspertit të kësaj fushe, Nol Dedaj, ato rrezikojnë vet jetën e qytetarit.

“Vendosja e shenjave vertikale dhe horizontale në bazë të standardeve të sigurisë rrugore luajnë rolin e sigurisë, në të kundërtën luajnë rolin negativ, shikuar në aspektin e sigurisë rrugore, pra si elemente të faktorit rrugë shpesh herë kontribuojnë që të vij deri te aksidenti i komunikacionit.

Sigurisht se mund të ketë pasoja edhe deri në fatalitet, duke marrë parasysh që një shenjë e vendosur në kundërshtim me sigurinë rrugore, e dërgon mesazhin te drejtuesi i automjetit e ky vepron në bazë të mesazhit të marrë dhe vjen deri te aksidenti në komunikacion rrugor”.

Dedaj thotë se këto shenja të vendosura duhet të identifikohen dhe përmirësohen, që të evitohen rreziqet.

“Për t’i evitu aksidentet të cilat mund të vijnë për shkak të shenjave të komunikacionit rrugor, duhet të bëhet auditimi i projektit të sinjalizimit ose nëse takojnë shenjat që janë vendosur në rrugë në mënyrë të tillë atëherë duhet të identifikohen dhe të përmirësohen ose të mënjanohen nga pozita ku janë, para se të ndodhë aksidenti”.

Ndryshe, rregullat e komunikacionit në Kosovë janë të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugor (02/L-70). Ky ligj i obligon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të veprojnë në përputhje me dispozitat (rregullat ) e trafikut dhe të shenjave të trafikut që janë të vendosura në rrugë, dhe shenjave, urdhëresave që japin personat e autorizuar

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera